Standard.al

Presidenca Trump thyen rekordin 49 vjeçar për uljen e papunësisë

2

Papunësia në SHBA ka kapur një nivel të ulët, cili përbën një rekord historik duke rënë në nivelin më të ulët të 49 viteve të fundit, në vetëm 3.7%. Të dhënat janë zyrtare dhe i referohen muajit Shtator.

Departamenti i Punës deklaron për 134 mijë vende të reja pune gjatë muajit të kaluar vetëm në sektorin jo-bujqësor. Kjo është norma më e ulët në një vit, por që është rrjedhojë e një tregu pune thuajse në kapacitet të plotë.

Ekonomia amerikane nuk ka më nevojë të krijojë aq shumë vende pune. Të dhënat e Korrikut dhe Gushtit ndërkohë janë rishikuar ndjeshëm në territor pozitiv. Ekonomia duhet të krijojë 120 mijë vende të reja pune në muaj në mënyrë, që të mbajë ritmin e rritjes.

2 Comments
  1. georg says

    Po por ka ulur 200 dollars gjthse mere me gjith pension 500 dollar vetem renta e sheepish eshte 600 dollars .C’ te bejne Americani 85 vjecare???
    Po nevojat tjera minimum duhen 300 dollar te tjera

  2. georg says

    Trump eshte ndoshta jo klasic president por eshte presidenti qe ka punuar me shume per americanet.😀😀😀

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.