Dedikimi prekës i këngëtarit të njohur për të birin me kancer: Do të doja të isha unë në vendin tënd

0
269

Dhimbja e një prindi për gjendjen shëndetësore të fëmijëve është ndoshta vuajtja më e thellë dhe këtë e vërteton edhe këngëtari Michael Buble.

Djali i vogël i këngëtarit të disa hiteve botërore është diagnostifikuar me kancer para disa vitesh dhe Buble e ka përjetuar këtë lajm tmerrësisht keq, teksa ka marrë një avion privat për t’u kthyer në LA pasi ishte larg familjes.

Sipas Metro.uk , këngëtari ka rrëfyer:

Thjesht vdiqa. S’e di si këndova. Kam qenë në autopilot. Ishte e tmerrshme. Akoma është. Çfarë kaluam ne është gjëja më e tmerrshme në botë që mund të kalosh si prind, apo thjesht si njeri. Do të doja të isha në vendin e tij. Kam shpresuar pafund të isha në vendin e tij.
Ai ka qenë i guximshëm në të gjithë këtë betejë dhe ne vazhdojmë të frymëzohemi nga guximi i tij, falënderojmë Perëndinë për fuqinë që na ka dhënë të gjithëve.”

I vogli i Michael, Noah Buble arriti ta mundte kancerin dhe tani gëzon shëndet të plotë pranë familjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here