Zhduket presidenti i Interpolit

0
193

Presidenti i Interpolit është denoncuar i zhdukur. Gruaja e tij, denoncoi se ai kishte humbur pas një udhëtimi në shtëpinë e tij në Kinë, javën e shkuar. Meng Hongwei, presidenti i Interpol, është denoncuar i zhdukur, ndërkohë që është larguar nga Lioni i Francës në fund të shtatorit. Një zyrtar francez i tha Euronews-it se hetimet po vazhdojnë.
Nga ana tjetër, në reagimin e INTERPOl, thuhet se selia nuk do të komentojë lidhur me këtë denoncim.
“INTERPOL është i vetëdijshëm për lajmet e pretenduara në media se presidenti MIPP, është zhdukur në Kinë. Jemi në lidhje me autoritetet në Kinë. Selia e Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it nuk do të komentojë më tej. “-thuhet në reagim.
64-vjeçari Meng Hongwei u zgjodh president i Interpolit në nëntor 2016. Afati i tij do të zgjasë deri në vitin 2020.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here