Standard.al

Deputeti i PD: Dhunimi i Xhiseles i faktuar, si do e mundim Ramën

0

Ndikimi i politikës për të prishur provat dhe hetimin për dhunimin e pretenduar të Xhisiela Malokut nuk do të ketë sukses. Enkelejd Alibeaj nga studio e emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare shprehet se ky skenar është i pamundur.

Shpejtësia për të fshehur të vërtetat dhe për të fabrikuar një të vërtetë tjetër është absolutisht dhe logjikisht e pamundur. Sepse shumë sy e kanë parë, shumë veshë e kanë dëgjuar. Shumë aktorë janë pjesë e të gjithë kësaj historie dhe tjetra është fakti dhe angazhimi të strukrurave policore të drejtorisë së Durrësit për të eleminuar aq sa të jetë e mundur fshirjen e kamerave, filmimeve, terrorin e dëshmitarëve gjë që nuk arrihet”.

Teksa kërkon reagimin e qytetarëve përballë korrupsionit qeveritar, Alibeaj shpreh siguri në fitoren e zgjedhjeve të pritshme nga opozita.

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do të bëjmë maksimumin që të mos kemi përballë një palë në qeveri që është me krimin e rrugës në aleancë. Për këtë arsye kemi kërkuar edhe platformën për çlirimin e ekonomisë. Pushtet, krim, para korrupsioni kjo është trekëndëshi i Bermudës ku Rama do të mbytet një herë e përgjithmonë

Kulmi i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë aktuale, sipas Alibeajt përkon me pikën e vlimit të aksionit opozitar.

PJESÊ NGA INTERVISTA 

Si e përcollët ngjarjen e Xhisiela Malokut i zhveshur nga kostumi i politikanit?
Është dramatike ajo që i ndodhi një vajze pa mbështetje, pa baba, që jeton në një zonë të varfër dhe me kulturë patriakalë të rëndë. Ajo që të bën përshtypje është se në çfarë bataku ka rënë shoqëria shqiptare. Opinioni publik duhej t’i bëhej krah vajzës së dhunuar. Xhisielën e detyruan nga studio të ndryshme televizive që të dëshmojë nën presion. Fakti që qeveria me strukturat e saj me veprime aktive apo mosveprime arriti ta marrë të dhunuar këtë vajzë dhe ta çojë nëpër televizione për të manipuluar opinionin publik është e rëndë. Gjuha e trupit e saj tregonte tërësisht të kundërtën e ngjarjes dhe sa e pashpirt dhe sa mizore është kjo kulturë qeverisëse. Kur i ndodhë një vajze të tillë, çfarë mund t’i ndodhi të tjerëve. Jehona që i dha opozita ngjarjes u vu përballë manipulimit nga segmente të shtetit. Ngjarja të bën të ndihesh i pafuqishëm.

Perceptimi i publikut është i ndarë në lidhje me vërtetësinë e kësaj ngjarje?
Nuk ka se si të ndahet opinion publik, intelektual dhe mediatik kur një vajzë e gjorë është rrëmbyer në mes të rrugës. Gjërat që i kanë ndodhur vajzës janë të vërtetuar nga akti-mjeko-ligjor në kohën kur ka ndodhur ngjarja. E vërteta është vetëm një, ka një viktimë ka një pasojë. Të gjitha këto s’kanë se si ta ndajnë të vërtetën. A është në situatën optimale kjo vajzë e gjorë që të thotë të vërtetën? Jo. Sa e trishtë është ky serial pasi ajo arrin të bëjë edhe dëshmi të rreme.

Prishja e provave për rastin në fjalë a lë gjurmë?
Shpejtësia për të fshehur të vërtetën është absolutisht e pamundur pasi shumë sy e kanë parë dhe shume veshë e kanë dëgjuar. Fshirja e kamerave dhe terrori ndaj dëshmitarëve nuk arrihet asnjëherë.

A ka arritur pika e vlimit e pakënaqësisë opozitare?
Po. Personalisht si përfaqësues i opozitës, pika e vlimit ka arritur. Vlimi po e po ka ardhur por ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar këtë bandë. Bashkimi i të gjithëve kundër krimit. Detyrimi ynë është që të bëjmë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të shoqërisë. Rrafshi i folëseve publikë dhe analistët, që më parë kanë qenë mbështetës të qeverisë janë të bindur se pika e vlimit ka arritur dhe kërkojnë një përshpejtim të përmbysjes së këtij regjimi kriminal. Zgjidhjen e kësaj situate e ka e gjithë shoqëria shqiptare.

Çfarë parashikoni nëse Vettingu në Gjyqësor arrin të mbyllë edhe gjykatat e Apeleve?
Gjëma ka ndodhur. Sot është gjëma aktualisht. Vettingu ka dështuar. Gjyqtarë që kanë liruar banda apo gjyqtarë që kanë qenë para viteve nëntëdhjetë , apo që është kapur në praktika korruptive dalin të suksesshëm nga Vettingu. Për këtë arsye ka dështuar. Sot asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror megjithëse është në detyrë nuk ta jep shërbimin.

Si do t’i fitoni zgjedhjet?
Ne do ti fitojmë zgjedhjet kur të mos kemi përballë një bandë në qeveri që është me krimin e rrugës në aleancë dhe këtë do ta bëjmë realitet. Pushtet, krim dhe para korrupsioni; ky është trekëndëshi i Bermundeve ku Rama do të mbytet një herë dhe përgjithmonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.