U kallëzua për kërcënimin ndaj nënkomisarit Nuhu, Rama: Rama kërcënon me ligjin ‘kundër fjalës së lirë’

0
153
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Pas padisë ndaj kryeministrit, “për kërcënim” që kanë dorëzuar sot në emër të opozitës në prokurori  dy kryetarët e grupeve respektive parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, ka reaguar edhe Rama në strehën e tij të re Twitter.

Ashtu sic pritej Rama është kundërpërgjigjur me fyerje ndaj përfaqësuesve të opozitës, por edhe duke i kërcënuar.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2.  I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan Rama.

Paraditen e sotme rreth orës 11.00, opozita depozitoi në organin e akuzës, një denoncim për kreun e qeverisë Edi Rama në lidhje me kërcënimin që ai i ka bërë oficerit të policisë Nuhu, i cili denoncoi  përdhunimit e një vajze në Fushë Krujë, prej djalit të deputeti të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rama deklaroi për oficerin e policisë Nuhu,  se ”do nuk do ti ndahemi atij horri”.

Por sipas dy deputetëve opozitar, vetëm pas denoncimit të ati “horrit”, djali I deputetit socialist u arrestua duke vërtetuar se e gjithë historia denoncuese e oficerit që gjendet në azil politik ka qenë e vërtetë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here