Emiljano Nuhu: Kam prova të reja që implikojnë Ballën dhe zyrtarët e tjerë

0
300

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu është shprehur në emisionin “Të Paekospozuarit” në “News 24” se, ka prova që vërtetojnë versionin e tij se është kërcënuar me armë zjarri në prani të zyrtareve socialistë në stacionin policor të Fushë-Krujës. Unë them me bindje të plotë se kam qenë në komisariat atë ditë, më 21 korrik, tha Nuhu. I pyetur a ke prova përveç deklaratës, u shpreh: “Prova shkon në harmoni nga data 21. Kur e denoncova publikisht erdhi lëvizja nga policia dhe prokuroria që solli arrestimin e djalit të deputetit dhe për pjesën që Balla dhe të tjerë e mohojnë kam prova që do i nxjerr. Po i lë që ata të modifikojnë provat e qelizave telefonike që ka qenë në peshkim e takime elektorale”. “Aktualisht s’nxjerr asnjë provë nga ato që kam se prokuroria do e quajë të pavlefshme në media siç vepron”, shtoi. Që zyrtarë të PS-së kanë qenë prezent kur është kërcënuar, Nuhu tha se, “atë e vërtetojnë dhe pamjet që lidhin në harmoni me qelizat telefonike, nëse s’dalin bashkë, kjo nuk është e vlefshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here