Elvana Gjata tregon sekretet nga jeta e saj intime në çift

0
367

Dy gisht mjaltë” është filmi i ri që po realizohet nga Ermal Mamaqi, i cili ka zgjedhur si bashkëprotagoniste këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Xhirimet e komedisë romantike kanë nisur në Tiranë dhe jug të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të jetë një surprizë, përsa i përket lojës aktoriale të Elvanës, por edhe realitetit që do të sjellë për publikun, duke e nxjerrë nga profili i ulët e për ta shndërruar në një “libër” të hapur për publikun.

Kjo për faktin se skenat e filmit janë ideuar në atë mënyrë që të sjellin copëza nga jeta në çift e këngëtares, e cila realisht jeton mes luksit dhe një fejese të lumtur.

Këtë deklarim të jetës së saj jashtë skenës, Elvana nisi ta bënte gjatë programit “Xing me Ermalin”, ku, përveç studios televizive, ajo vendosi që intervistën, ku u rrëfye për jetën e saj, ta bënte nga ambienti i shtëpisë së saj superluksoze në Tiranë.

Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra të njohur të artit shqiptar, si: Koço Devole, Mariana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani, kastë aktorësh që do të vihen në funksion të çiftit Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.

Filmi prodhohet nga kompania “Mamaqi Production” në bashkëpunim me Elvana Gjatën. “Ideja e këtij projekti lindi pikërisht nga Elvana, si një dëshirë për të pasur një film të dy”, ka treguar Mamaqi.

“Menjëherë po atë natë jam ulur të shkruaj pikat e para të skenarit që ka filmi. Është historia e një çifti shqiptar. Një dasmë, një muaj mjalti që shkon për dreq, dhe…. duhet të vini ta shihni!”, ka zbuluar ai ndër të tjera për filmin që pritet të shfaqet në muajin dhjetor në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”.

Pas rikthimit të saj në Shqipëri këngëtarja Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive dhe e pranishme në tregun muzikor, si me klipet e reja ashtu edhe me koncerte në qytete të ndryshme. Klipi i saj më i fundit “Mike” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu ka pasur impakt mjaft pozitiv duke u pëlqyer nga publiku.

Por, tashmë, Elvana është duke përgatitur një projekt krejtësisht ndryshe nga çfarë ka bërë deri më sot. Siç dihet, ajo ka përfunduar studimet e larta në Tiranë për Regjisurë, profesion që i ka shërbyer edhe në klipet e saj.

Kështu, së bashku me mikun e saj të ngushtë, ata do të vijnë në këtë komedi romantike me metrazh të gjatë. “Dy gisht mjaltë” është filmi ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolet e dy të dashuruarve. Mesa duket, Elvana ka marrë miratimin e partnerit të saj, biznesmenit nga Tirana, për të qenë në këtë projekt me Ermalin, i cili tashmë është mik familjeje i çiftit.

Para pak javësh një tjetër detaj i bëri kuriozë fansat e këngëtares dhe kjo ishte unaza me gur diamanti, që ajo mban në gisht në xhirimet e këtij filmi. Kaq mjaftoi që fansat të vërshonin me urimet për fejesën. Kjo nuk ishte hera e parë që komentohej fejesa e Elvana Gjatës, pasi muaj më parë një lajm i tillë bëri xhiron e internetit.

Gjatë një koncerti në Prishtinë ajo mori dhuratën e ëndrrave për çdo vajzë, këtë unazë diamanti, duke lënë të kuptohej se kjo ishte dhurata e të dashurit të saj pasanik. Kuptohet që Elvana tashmë po del hapur në marrëdhënien e saj, pasi gjatë pushimeve të fundit në Francë në një prej videove që ajo postoi shihej dhe partneri i saj.

Për historinë e saj të dashurisë ajo foli për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku deklaroi nga shtëpia e saj se Zoti e kishte bekuar më një fat të mirë.

Pas eksperiencës dhe punës me emra të mëdhenj të produksionit amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata u kthye në Tiranë për koncertin intim në ditëlindjen e saj të 31-të. Në këtë natë ditëlindjeje mes të ftuarve ishin dhe prindërit e të fejuarit, dëshmi kjo që lidhja ishte bërë shumë serioze dhe familjare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here