Varfëri ekstreme dhe mungesë investimesh, ja panorama rilindase e ekonomisë shqiptare

0
262

Instituti i Statistikave vetëm dy ditë më parë raportoi, se një shqiptar për të jetuar ka pasur në dispozicion 6 mijë lekë (të vjetra) në një ditë, çka për ekspertët e fushës, konsiderohet si shifër mjerane që tregon qartësisht, se shqiptarët po mbijetojnë, nuk po jetojnë. Kosta Bajraba, ekspert i çështjeve sociale e ekonomike, thotë se buxheti i përdorur për ushqim, tregon përpjekjet për të siguruar jetesën dhe cilësinë ende të ulët të jetës së shumicës së familjeve shqiptare. Ai thekson, se shqiptarët po kursejnë edhe tek ushqimi, me qëllim që të kenë disa të ardhura edhe për strehimin, ku sipas statistikave, burime që janë çliruar nga ulja e shpenzimeve për ushqim janë  “thithur” nga shpenzimet për banesën. Sipas tij, shqiptarët, për t’u ushqyer, kanë ulur edhe shpenzimet e transportit apo shëndetit, çka është një këmbanë alarmi.

Ndërsa sipas Fatos Çoçolit, vlera prej 6 mijë lekëve për një ditë është mjerane, çka fakton nevojën emergjente për rritje pagash e pensionesh dhe jo retorika boshe politike. Ai thekson, se rënia e këtij konsumi tregon jo vetëm varfërinë ekstreme të përhapur akoma, por edhe mungesën e theksuar të investimeve dhe të vendeve të reja të punës. Sipas tij, politika e “rrypave të shtrënguar” në financat publike, e ndjekur nga qeveria në këto katër vitet e fundit, duke mos rritur rroga dhe pensione publike, ka goditur tek e fundit edhe konsumin familjar të shqiptarëve.

Barjaba thotë se këto shifra tregojnë, se shqiptarët vazhdojnë ende të shpenzojnë pjesë të konsiderueshme të buxhetit të familjeve të tyre për konsum. Dhe brenda ketij konteksti, një pjesë e madhe për sigurimin e ushqimit. Buxheti i përdorur për ushqim tregon nga njëra anë përpjekjet për të siguruar jetesën dhe nga ana tjetër cilësinë ende të ulët të jetesës së shumicës së familjeve shqiptare. Por unë mendoj, se është me rëndësi të shpjegojmë dinamikën e disa treguesve që “thithin” pjesën më të madhe të buxhetit gjatë dekadës së fundit. Kjo do të na ndihmojë  të kuptojmë dhe evidentojmë betejat e tyre për të siguruar një cilësi jetesë gjatë harkut kohor të dekadës së fundit.

Kështu, për shembull, përqindja e shpenzimeve për ushqim ka rënë nga 49,4% e buxhetit familjar në 2007, në 44,3% në 2014 dhe 44,3% në 2017. Pavarësisht arsyeve, këtu kemi një prirje të pakësimit gradual të buxhetit për ushqim. Kjo prirje çliron burime financiare për të përballuar nevoja joushqimore të familjes.

Ndërkohë, shpenzimet për banesë kanë ardhur duke u rritur nga 9 % në 2007, në 10,7% në 2014 dhe 10,9% në 2017. Pra, burime që janë çliruar nga ulja e shpenzimeve për ushqim janë “thithur” nga shpenzimet për banesën. Shpenzimet për transport janë ulur nga 6,7% në 2007 në 5,7% në 2014 dhe rritur në 7,2% në 2017. Ndërsa shpenzimet për shëndetin janë ulur nga 4,8% në 2007 në 2,7% në 2014 dhe rritur në 3,9% në 2017. Përveç zhvillimeve në tregjet e sektorët përkatës, strehimi, transporti, shëndeti, këtu kanë ndikuar edhe dinamika individuale të familjeve.

Asnjëherë buxheti i familjes, për shumicën e familjeve në një shoqëri, nuk mund të kënaqë nevojat në rritje të njerëzve. Për më tepër në Shqipëri, me një rritje ekonomike të kufizuar, edhe pse në rritje, dhe me një nivel varfërie problematik, edhe pse në rënie.

Ndërsa Çoçoli thekson se shifrat e botuara këtë të hënë nga INSTAT për konsumin e familjeve shqiptare gjatë vitit 2017 e tregojnë këtë konsum në rënie. Ai ka pësuar rënie me 1.6 përqind si mesatare brenda një viti(ose ndryshe është rritur me 0.4 përqind, kur inflacioni ka qenë 2 përqind). Shifra është mjerane edhe në nivelin e saj. Çdo qytetar i këtij vendi jeton mesatarisht me vetëm 6 mijë lekë të vjetra në ditë dhe gjysma e kësaj shumë, 3 mijë lekë i shkojnë për konsum ushqimor. Rënia e këtij konsumi me 1.6 përqind tregon jo vetëm varfërinë ekstreme tashmë të përhapur akoma dhe më shumë, por edhe mungesën e theksuar të investimeve dhe të vendeve të reja të punës, që do të stimulonin konsumin si ushqimor ashtu edhe atë për veshje.

Politika e “rrypave të shtrënguar” në financat publike, e ndjekur nga qeveria në këto katër vitet e fundit, duke mos rritur rroga dhe pensione publike, ka goditur tek e fundit edhe konsumin familjar të shqiptarëve. Ekonomia jonë nuk po merr impulset e duhura nga konsumi dhe rritja prej 3.8 përqind nuk është përkthyer aspak në vende të reja pune, ose në konsum familjar të shtuar. Përkundrazi, janë rritur thekshëm vetëm dallimet sociale dhe ata të paktë që kanë një pasuri mbi 500 mijë euro kanë parë pasuritë e tyre të shtohen me 5-6 përqind për vitin 2017. Ja përse shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur dhe padrejtësia sociale është rritur në maksimum

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here