Silva Caka: Vonesat per Vettingun, Rama po tenton te shpetoje veten dhe te inkriminuarit ne grupin e tij parlamentar

0
163

Deputetja e LSI Silva Caka ne nje interviste per Report Tv ka folur per vettingun ne politike. Caka u shpreh qe kane pasur një vlerësim nga Komisioni i Venecias.

Intervista e deputetes së LSI-së, Silva Caka, për Report Tv

Do ta nisim këtë intervistë nga zhvillimi më i fundit politik, por që në fakt është më i rëndësishmi. E kam fjalën për procesin e vettingut në radhët e politikës, një nismë natyrisht e propozuar nga opozita. Besoj që ju e dini që kryetari i Parlamentit i ka dërguar tashmë një letër Komisionit të Venecias. Janë tetë pyetje të renditura nga kryeparlamentari Ruçi përsa i përket kësaj nisme. A jeni të kënaqur nga ky hap i ndërmarrë nga kryeparlamentari?

Në fakt këto janë nisma tepër të rëndësishme, të cilat në momentin që ke edhe një opinion të një trupe, që është organizëm ndërkombëtar dhe mbi të gjitha mbi palët politike shqiptare, nuk është asnjëherë i pavlerësuar dhe është gjithmonë i mirëpritur. Mirëpo në këtë rast ka pasur një lloj skepticizmi nga ana jonë për një arsye shumë të thjeshtë: Në radhë të parë sepse mbi vettingun në tërësi si proces, Komisioni i Venecias është shprehur tashmë. Është shprehur në momentin që ne i jemi drejtuar për të bërë vettingun në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kështu që, një opinion lidhur me procesin e vettingut në tërësi, pra kontrollin e figurës, kontrollin e profesionalizmit, njëkohësisht të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe gjithë atyre subjekteve apo trupave që u nënshtrohen një procesi të tillë të rivlerësimit kalimtar le të themi, atëherë për aq kohë sa kemi pasur një vlerësim nga Komisioni i Venecias, ishte e tepërt që t’i drejtoheshim përsëri Komisionit të Venecias, sepse mekanizmi është i njëjtë si për gjyqtarët, prokurorët dhe trupën e policisë, ashtu edhe do të veprohej edhe për radhët e politikanëve. Kjo ishte arsyeja e parë. Arsyeja e dytë se përse ne kemi qenë deri diku skeptikë për këtë gjë ishte për faktin që, po të shohësh edhe kalendarin e zhvillimeve të Komisionit të Ligjeve në bashkëpunim me Këshillin e Legjislacionit që janë dy organet brenda Kuvendit të Shqipërisë që shqyrtojnë nismat kushtetuese, ndryshimet në Kushtetutë, po të shohim kalendarin, e çon shqyrtimin e nismës kushtetuese që ne kemi propozuar në dhjetor të këtij viti. E vonon jashtëzakonisht, e shtyn në kohë dhe kjo bëhet për një arsye shumë të qartë, vetëm për të pasur mundësi që të shpëtohen ata njerëz, të cilët e dimë shumë mirë që Partia Socialiste i ka në radhët e veta dhe janë të lidhur me krimin e organizuar, duke filluar që nga kreu i Grupit të tyre Parlamentar.

Më kujtohet që nja nga pyetjet që ka shtruar z. Ruçi dhe besoj që qëndron në një farë mënyre, të paktën logjikisht, është: A ka dallim midis standardeve të vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve, dhe të zgjedhurve?

Unë mendoj që e vetmja gjë që ndryshon në këtë rast është subjekti që vettohet. Në rastin e parë ishin gjyqtarët dhe prokurorët, në rastin e tretë ishin trupa policore dhe në rastin e tretë janë politikanët. Dhe nuk ka asnjë lloj dallimi. Përkundrazi, vettingu në këtë rast duhet të bëhet më i fortë, për arsye të rëndësisë që kanë politikanët në Shqipëri, sepse të mos harrojmë që shumë institucione në Shqipëri janë të politizuara. Vetë qeveria dhe vetë Parlamenti kanë në strukturat e tyre njerëz, të cilët duhen vettuar në mënyrë absolute, sepse vendimet e tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Ti thua që mazhoranca kërkon në mënyrë të qëllimshme ta shtyjë në kohë. Nuk do të ishte mirë që të bëhej një proces i mirëmenduar, sepse nuk besoj që z. Balla nëse do të bëhet ku vetting dhe nëse ai do t’i ushtrohet këtij vettingu nuk do të ikë gjëkundi, aty do të jetë…

Sigurisht po ndërkohë janë pastruar të gjitha provat. Të mos harrojmë, ne kemi rastin e fundit të vajzës së dhunuar, Xhisielës, e cila sigurisht nga denoncimi që ka bërë ish-oficeri i policisë, ekzistojnë disa pamje filmike në Komisariatin e Krujës, të cilat deri në dhjetor, unë ju jap garanci që do të fshihen. Deri në dhjetor janë shkëputur edhe lidhjet e mundshme me elementë të inkriminuar në shoqëri. Pra, kështu fitohet kohë. Le të mos harrojmë që jetojmë në Shqipëri dhe çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë. Deri në dhjetor harrohen edhe disa emra rrugës, me qëllim nga mazhoranca. Por ne sigurisht që nuk harrojmë dhe do të vijojmë t’ua kujtojmë qytetarëve shqiptarë se kush janë në të vërtetë ata.

Çfarë do të bëni ju si opozitë nëse do të vijë një rekomandim negativ nga Komisioni i Venecias?

Nuk besoj se do të vijë një rekomandim negativ, sepse Venecias është shprehur tashmë për një nismë të tillë, kështu që nuk ka arsye për të pasur një qëndrim të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here