Standard.al

Tabaku i kthehet Ramës: E quan arritje marrjen e borxhit për të shlyer borxhin

0

Deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Jorida Tabaku ka replikuar mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama, pas shitjes së Eurobondit.

Tabaku shkruan se Edi Rama e quan arritje, marrjen e borxhit të ri, për të shlyer borxh të vjetër.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Rama e quan arritje marrjen e borxhit për të shlyer borxhin!

Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjecarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!

Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.

Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë!

Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogel, oferta e PD!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.