Standard.al

E rëndë, shoferi pa patentë ‘hedh’ makinën në kanal

0

Një automjet ka përfunduar në kanal. Nga ky aksident, janë plagosur tre të rinj, njëri prej të cilëve më rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në aksin rrugor Sherisht – Vlorë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se N. B., 19 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë, kanë rënë në kanal, duke mbetur vetë i dëmtuar në gjendje të rëndë si dhe dy pasagjerët, A. B., dhe G. D., 19 e 21 vjeç, banues në Mavrovë e Kotë, Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N. B., vjeç 19, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, pasi në aksin rrugor Sherisht – Vlorë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë, kanë rënë në kanalin anësor, duke mbetur vetë i dëmtuar në gjendje të rëndë si dhe dy pasagjerët, A. B., dhe G. D., vjeç 19 e 21, banues në Mavrovë e Kotë, Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.