Standard.al

Gazetarja Klodian Lala: Po gënjen, je e frikësuar. Xhisiela largohet nga studio

0

Në një intervistë në “Opinion”, Xhisiela Maloku është shprehur se nuk është dhunuar nga djali i Rrahman Rrajas, deputet i PS, ndërsa ka theksuar sërish se ka gënjyer në deklaratat e saj në polici sepse ishte xheloze. Por në një përballje me disa gazetarë që ishin të ftuar në panel, Klodiana Lala i ka thënë hapur se mendon se ajo po gënjen dhe se është e frikësuar, duke i kërkuar që të tregojë të vërtetën dhe të japë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e dhunuara.

Të njëjtin reagim kanë pasur edhe gazetarët e tjerë në panel, ndërsa Xhisiela e nervozuar ka pohuar se e vërteta është ashtu siç ajo ka deklaruar tani dhe se këtë gjë e di vetëm ajo dhe nuk mund t’ia vënë në dyshim. “Kjo është dalja ime e fundit në publik”, ka thënë ajo dhe më pas është larguar nga studio e “Opinion”/ panorama.com

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.