Standard.al

Deklarata shokuese e Xhisiela Malokut në “Opinion”: Nuk më ka kërcënuar asnjeri, gjithçka e bëra nga xhelozia

0

Para gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela Maloku tha se gjithçka është zmadhuar dhe ekzagjeruar në mënyrë ekstreme. Ajo tha se nuk është kërcënuar kurrë dhe se denoncimin për Rexhep Rrahjan e ka bërë nga xhelozia.

Në një intervistë për “Opinion”, vajza e cila përgjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi dyshohej se ishte dhunuar nga djali i deputetit mohon që dëshmia e publikuar në media të jetë e saj dhe thotë se ajo është sajuar nga ish-oficeri Emiljano Nuhu.

“Unë kam prej 10 vitesh shoqëri me të, pas datën 21 korrik nuk jam përballur me të, vetëm në Prokurori, nuk jam kërcënuar nga ai. Unë e kam bërë gjithçka nga xhelozia“, tha Maloku.

E pyetur nga gazetari Fevziu se përse e tërhoqi denoncimin e bërë në polici, 25-vjeçarja tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.

Pra i bie që jeni tallur me policinë? e pyeti Fevziu. “Po”, u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.