Standard.al

Mehmetaj: Pafytyrësia dhe paturpësia e maxhorancës sot

0

Nga Kejdi Mehmetaj

Pafytyrësia dhe paturpësia e maxhorancës sot!

• Një vajzë e dhunuan, e kërcënuan, e përndoqën per muaj me rradhë.
• Një qytet historik prej vitesh e mbajnë nën presionin e krimit, aq sa pa problem pohohet publikisht se është normale që komisariatin ta drejtojnë bandat dhe oficerët e policisë janë të pafuqishëm përballë pushtetit e krimit.
• Fëmijët e përkëdhelur të pushtetit, pavarësisht krimeve që kryejnë, mbrohen nga të plotfuqishmit baballarë e kolegë baballarësh. 
• Lloj e soj personazhesh publikë përdoren për të diskretituar dhe dizinformuar publikun.
• Një nën komisar që guxon të denoncojë krimin kërcënohet publikisht nga kryeministri.

Po sot? Sot nën presionin e humbjes së pushtetit, për të shuar revoltën në popull, arrestojnë djalin e përkëdhelur. Ndërkohë, asnjë gjemb nuk i hyn në këmbë pushtetarëve që e frymëzuan dhe mbrojtën. Mirë kjo, po pa turp e pa cipë mbushin lajmet me deklarata që as bufi nuk i beson.

Së paku heshtni o të mjerë, boll dëm i keni bërë këtij vendi, nuk ka më ç’tju mbrojë e fshehë mëkatet.

Ndjej dhimbje që më është dashur të ulem në pellgun e mbushur me këto personazhe që promovojnë dhunën e janë të zhytur në llum.

Ndjej dhimbje për moshataret e mia që e jetojnë çdo ditë me frikë, të pambrojtura se shtetin tashmë e drejtojnë banditët e dhunuesit.

Ndjej dhimbje që Shqipëria nuk është më e ardhmja e brezit tim, por vendi nga i cili duam të largohemi sa më parë.

Edhe sa viktima të tjera duhen përpara se t’jua marrim shpirtin këtyre që po na vrasin edhe ëndrrën?

E shokuar!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.