Standard.al

Horoskopi për javen e parë të Tetorit

0

Dashi-Të lindurit e shenjës së Dashit do të jenë të përkëdhelurit e planetëve gjatë kësaj jave. Prandaj është momenti i përshtatshëm që të rrezikoni. Nuk keni qenë asnjëherë kaq të favorizuar si në aspektin profesional edhe në atë personal. Dita e hënë do të jetë e shkëlqyer, falë pozicionimit të Hënës në shenjën tuaj. Të shtunën dhe të dielën mund të ndiheni disi nervozë dhe pre e këtij nervozizmi mund të bjerë dhe personi juaj i zemrës.

Demi-Gjatë kësaj jave do të mbretërojë qetësia në shenjën tuaj dhe do të mund të rimerrni energjitë. Do të jeni veçanërisht me fat ditën e martë dhe të mërkurë, atëherë kur Hëna do të shkëlqejë në shenjën tuaj. Përfitoni për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që kishte mbetur pezull prej kohësh dhe nuk keni për t’u penduar. Edhe dita e shtunë dhe e diel do të jenë të mbara dhe mund të keni njohje të reja.

Binjakët-Gjithçka do të shkojë mirë për të lindurit e shenjës së Binjakëve gjatë kësaj jave. Mërkuri do t’ju favorizojë në çdo iniciativë tuajën dhe falë njohjeve të reja do të mund të arrini të realizoni çdolloj projekti që ju shkon nëpër mendje. Këtë javë do të spikatni në shoqëri dhe do të jeni ju “mbreti” i festave. Gjërat do të shkojnë mirë dhe në aspektin e ndjenjave. Ditët më të favorshme do të jenë e enjtja dhe e premtja dhe me Hënën në shenjën tuaj mbase do të takoni një njeri të veçantë…

Gaforrja-Kjo nuk do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Gaforres, por këshillohet të bëni durim dhe të mos e humbni besimin në forcat tuaja. Edhe planetët nuk do t’i keni në anën tuaj dhe do të hasni pengesa të shumta. Në muajt pasues do t’ju duhet të angazhoheni shumë për të përtërirë forcat. Ditët me fat për këtë javë do të jenë ato gjatë të cilave Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, pra: e marta, e mërkura dhe sidomos e diela.

Luani-Punët do të shkojnë mbarë për të lindurit e shenjës së Luanit në aspektin profesional. Mos u druani të hidheni në veprim, pasi suksesi nuk do të jetë i largët. Ditët me fat për këtë javë do të jenë e hëna, e enjtja dhe e premtja. Gjatë kësaj jave do të jeni të favorizuar edhe në aspektin sentimental. Kush është beqar mund të pranojë vardisjen e dikujt dhe nuk do të jetë e largët dita kur mund të takoheni me atë që do të bëhet personi juaj i zemrës.

Virgjëresha-Mos u përpiqni të analizoni çdo gjë që ndodh përreth jush, por mundohuni të shfrytëzoni në maksimum gjërat e bukura që do t’ju ndodhin këto ditë. Kjo është java e përshtatshme për të përtërirë forcat. Bëni kujdes që të mos nervozoheni ditën e enjte dhe të premte për çështje që mund t’i zgjidhni me qetësi. Ditët më të favorshme, gjatë të cilave do ta keni Hënën në shenjë, do të jenë e shtuna dhe e diela.

Peshorja-Kjo nuk do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Peshores. Me largimin e Venusit dhe të Mërkurit do të keni përshtypjen se diçka ju bëhet vazhdimisht pengesë. Çlirohuni prej ankthit dhe bëni kujdes në aspektin profesional, sidomos ditën e hënë kur do të ndiheni veçanërisht në humor të keq. Bëni kujdes si shpreheni me personin tuaj të zemrës sepse, pasi të kalojë kjo periudhë pështjellimi, mund të pendoheni për fjalët që keni thënë.

Akrepi-Hëna nuk do të shkëlqejë në shenjën e Akrepit gjatë kësaj jave dhe ditën e martë dhe të mërkurë do të përjetoni shqetësim të madh. Gjendja do t’ju duket edhe më e zymtë nga ç’është në të vërtetë. Në fundjavë, Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të kuptoni se jeni mërzitur më kot. Do të jeni të favorizuar në aspektin profesional, ndaj mos u druani të ndërmerrni projekte dhe angazhime të reja. Gjithçka do të shkojë mirë.

Shigjetari-Kjo do të jetë një javë me fat për të lindurit e shenjës së Shigjetarit edhe e mbushur me argëtime. Yjet do t’ju favorizojnë t’u jepni zgjidhje çështjeve të mbetura pezull. Më në fund do të ndiheni të lirë të flisni hapur pa pasur frikën se mund t’ju keqkuptojnë. Do të keni bindjen se ju duan për atë që jeni. Nëse nuk keni një partner, mbase do të gjeni personin e duhur. Bëni kujdes ditën e enjte dhe të premte, kur me largimin e Hënës nga shenja juaj mund t’ju dalë ndonjë e papritur.

Bricjapi-Gjatë kësaj jave mund të përjetoni një gjendje të vështirë, por mos u shqetësoni, sepse bëhet fjalë për një fazë kalimtare. Planetët do t’i keni të gjithë në anën tuaj. Gjërat mbase nuk do të shkojnë ashtu siç do të dëshironit në aspektin profesional. E njëjta situatë është dhe në aspektin sentimental, ku për shkak të dyshimeve tuaja mund të rrezikoni lidhjen. Ditët me fat të javës do të jenë e marta dhe e mërkura. Ditët e pafavorshme do të jenë e shtuna dhe e diela.

Ujori-Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë t’i jepni zgjidhje një situate të cilën nuk po e përjetoni edhe aq mirë. Lëreni fatin tuaj në dorë të yjeve dhe mos u përpiqni ta keni gjithçka në kontroll. Gjërat do t’ju ecin mbarë dhe në aspektin sentimental. Do ta gjeni dashurinë aty ku nuk e prisnit dhe për këtë s’do t’ju duhet të lodheni fare. Ditët më me fat për këtë javë do të jenë e enjtja dhe e premtja.

Peshqit-Kjo do të jetë një periudhë me ulje-ngritje për sa i takon anës emocionale, për të lindurit e shenjës së Peshqve, por nuk duhet të shqetësoheni. Në fund do t’ia dilni mbanë me sukses. Mos bini pre e trishtimit, sidomos në ditët kur Hëna nuk do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj, pra, të enjten dhe të premten. Java do të jetë në përgjithësi e mbarë, por nuk do të mungojnë dhe të papriturat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.