Standard.al

Godet zëdhënësja e PD: Që të jesh në krah të Veliajt, duhet të shkelësh ligjin dhe të vjedhësh bashkë me të

0

Zedhensëja e PD Ina Zhupa permes nje postimi ne facebook shkruan se e vetmja menyre per te qene ne  krah të Veliajt, duhet të shkelësh ligjin dhe të vjedhësh bashkë me të.

Postimi i plotë: 

Që të jesh në krah të Veliajt, duhet të shkelësh ligjin dhe të vjedhësh bashkë me të.

Ja si kryebashkiaku Veliaj i jep tenderat në kundërshtim me ligjin mikut të tij, atij që e ka vetë shpallur kryebashkiakun e biçikletës Ened Mato.

Me datë 16 gusht 2018 kompania Eco Tirana sh.a ka realizuar proçedurën e prokurimit publik te llojit “Kërkesë për Propozim” me objekt: “Blerje Biçikleta me kosh” 30 copë në një vlerë fondi rreth 17 mijë dollarë dhe duke e shpallur fituese të këtij tenderi kompanin Ecovolis Events Sh.p.k ne pronësi të mikut të Veliajt, Ened Mato.

Eco Tirana është një shoqëri me pronësi 49% të aksioneve private (AGSM Holding ALBANIA) dhe 51% zotërohen nga Bashkia Tiranë kjo kompani ushtron aktivitetin në fushën e pastrimit në territorin e Bashkisë Tiranë .

Në procedurën e zhvilluar të prokurimit janë kryer shkelje në kriteret ligjore konkretisht për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që është në kundërshtim me Nenin 27 , pika 4 të VKM nr. 914 date 29.12.2014 ku percaktohet që kompania duhet të permbush kriterin e eksperjencës në punë të ngjashme të paktën për 3 vitet e fundit .

Kompania Ecovolis Events sh.p.k konstatohet që nuk disponon përvojë të mëparshme, punë të ngjashme sic kërkohet për objektin e prokurimit “Blerje Biçikleta me kosh” 30 copë. Pikërisht 10 ditë përpara marrjes pjesë në konkurim , kompania Ecovolis ka shtuar në objekt të saj aktivitetin “shitjen dhe prodhimin e biçikletave” kjo e provuar sipas vendimit të kësaj shoqërie nr.1 datë 6 Gusht 2018.

Pyetjet për Veliajn janë:

A e dinte fare mire miku jot Mato nga ty që pikërisht do zhvillohej ky tender dhe beri gati ndryshimin e objektit për kompaninë dhe duke marrë pjesë ne konkurim pa përvojë punë të mëparshme?
A ishte ky një favor në emër të reklamës me biçikletat që të bën miku jot Mato, ndërkohë që ti mbush qytetin me beton?
A do mbaj dikush përgjegjësi për shkeljen e ligjit dhe keqpërdorimin e fondeve publike në emër të miqësise tënde?
Dhe sa fonde të tjera publike ke dhënë në shkelje të ligjit atyre që të të bëjnë ty reklamë sikur je kryebashkiak i suksesshëm?

Bashkëngjitur dokumentat zyrtare:

1. Vendimi i asamblesë së shoqërisë Ecovolis Events
sh.p.k ku miratohet shtimi i objekit të shitjeve të biçikletave 10 ditë përpara konkurimit në tender (6 Gusht 2018)
2. Ekstrakti i kompanisë Ecovolis Events sh.p.k që provon ndryshimet në objekt të kompanis me datë 10 Gusht 2018.
3. Faqja 26 dhe 27 e Kontratës së Shpallur të prokurimit publik me objket : “Blerje Biçikleta me kosh” ku pasqyrohen kriteret ligjore të tenderit .
4. Vendimi i shpalljes së fituesit nga autoriteti kontraktor Eco Tirana për kompanin Ecovolis Events sh.p.k

Fotografia e Ina K. Zhupa
Fotografia e Ina K. ZhupaFotografia e Ina K. ZhupaFotografia e Ina K. ZhupaFotografia e Ina K. ZhupaFotografia e Ina K. Zhupa

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.