E rëndë/ Vritet me armë në mes të qytetit Miss-i

0
292

Bukuroshja Tara Fares e cila fitoi titullin ‘Miss Bagdadi” në vitin 2015 është qëlluar për vdekje.

Mësohet se ylli iInstagram me 3 milion ndjekës u vra të enjten në Bagdad, pasi persona të armatosur hapën zjarr mbi të në lagjen “Camp Sarah” të kryeqytetit. 22-vjeçarja e krishterë, babai i së cilës ishte irakian dhe nëna libaneze, jetonte në Erbil, por herë pas here vizitonte kryeqytetin.

Vdekja e 22-vjeçares u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Irakut. Vdekja e saj ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale, ku ajo ka ndërtuar markën e saj personale duke grumbulluar pothuajse tre milion ndjekës në Instagram.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here