Arrestohet vëllai i Alketa Vejsiut

0
1248

Vëllai i moderatores së famshme shqiptare Alketa Vejsiu është arrestuar nga Policia e Lezhës gjatë operacionit të koduar “Telekomanda”.

Policia njoftoi sot për aksionin ku ra në pranga Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana. Ai u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, pasi në mjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

29-vjeçari është vëllai i moderatores shumë të dashur për publikun, Alketa Vejsiu.

Minat e gjetura në makinën e tij ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

rthrtj45r6j56j.jpg

dfghertjertj5j.jpg

fgherth45h45hj.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here