Standard.al

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve

0

Plotë 18 milionë njerëz në mbarë botën vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare në vit Ditën e nesërme, datë 29 shtator, shënohet si Dita e Botërore e Zemrës dhe u përfshi në listë në vitin 2000 nga Federata Botërore e Kardiologjisë me qëllim të informimit të njerëzve në mbarë botën se sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë

Sipas vlerësimeve, ky numër në vitin 2030 do të shkojë në 23 milionë vdekje në vit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkaku kryesor i vdekjeve në botë janë sëmundjet kardiovaskulare. Në vit nga kjo sëmundje vdesin 17.9 milionë njerëz.

Ndër shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve janë, pirja e duhanit, ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetot fizik, dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të kripës dhe konsumimi i alkoolit.

Ekspertët thonë se është e nevojshme që të të paktën pesë herë në javë të kemi aktivitete fizike të paktën gjysmë ore.

Vendet me rastet më të rralla të sëmundjeve të zemrës janë:

Andorra, Franca, Izraeli, Japonia, Peru dhe Spanja, ndërsa më së shumti raste janë regjistruar në Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Qendrore dhe në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Shkalla e lartë e sëmundjeve kardiovaskulare është raportuar edhe në Irak, Afganistan dhe Ishujt e Paqësorit Jugor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.