Standard.al

Plas ‘bombën’ Nuhu: Kam prova për kërcënimin nga deputetët, po pres ti bëjë publike kur…

0

Pasi ka dëgjuar deklaratat e SHCBA-se, ish oficeri Nuhu se ngjarja po manipulohet nga institucionet. Në intervistën për emisionin Kjo Javë ne News24,  Nuhu thotë se i qëndron deklaratave të tij, për të cilat ka prova e fakte, por thotë se ato do i bëjë të njohura vetëm në gjykatë. Në intervistën për emisionin Kjo Javë,

Nisida Tufa: Do t’i marrim me radhë edhe ato por unë dua të qëndroj të data 21 ju vetë si e provoni se keni qenë në komisariat. A keni ju prova? Sepse cështja ka shkuar në gjykatë tani. Z. Balla ka bërë kallëzim penal ndaj jush dhe personave të tjerë. Ju vetë si e provoni se keni qenë në gjykatë.

Emiljano Nuhu: Unë kam prova për ta provuar por vetëm në gjykatë do t’i dorëzoj këto prova që kam për ta provuar praninë e njerëzve që kam përmendur dhe që kanë qenë në komisariat. Pavarësisht se institucionet po mundohen që t’i manipulojnë me të gjitha mundësitë dhe hallkat shtetërore që ato kanë.

Nisida Tufa: Si e provoni ju prezencën dhe kërcënimin e tyre në zyrën tuaj?

Emiljano Nuhu: Ata kanë qenë në Komisariat në zyrën time, ku kanë ironizuar dhe më kanë kërcënuar. I pari ka hyrë deputeti Rrahman Rraja. Më agresivi ishte vëllai i deputetit, Xhelal Rrahja, person me precedentë penalë. Në vitin 1997, me vëllanë e tij, deputet, në vitin 1997 kanë shkëmbyer zjarr me në punonjës policie, ku edhe deputeti është plagosur. Unë reagova që atë ditë por u braktisa nga drejtuesit e Policisë, të cilët nuk më dërguan ndihmë. Denoncimin e bëra nga vendet e BE, sepse po ta bëja nga Shqipëria sot nuk do të ekzistoja.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.