Standard.al

‘Kimikati’ tregon arsyen përse u largua nga ‘Portokalli’

0

Olsi Bylyku është një ndër personazhet e njohur te ekranit i cili kete sezon televiziv do te jete ne Klan.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Trokit” Olsi tregoi disa detaje lidhur me “B.E Caffe”, ku do të jetë krahas kolegëve Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Ai tha se arsyeja e largimit nga “Portokalli” nuk ka lidhje me pagesën, por dëshirën për të punuar me me Besin dhe Erionin.

“Nuk jam më i shtrenjtë sesa në Top. Jam aty-aty. Kam shkuar në Klan afërsisht me të njëjtën pagesë që kisha në Top. Nuk kam shkuar me një blerje të madhe. Nuk ka qenë kusht pagesa. Unë, Besi dhe Erioni kemi një punë që e bëjmë për të mirën e emisionit. Ndikimi monetar nuk ka qenë absolutisht fare. Ne thjesht kemi dashur të punojmë të tre. As unë, as Besi as Erioni nuk kemi pagesa marramendëse”, u shpreh Olsi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.