Standard.al

Arrestohet 22-vjeçarja që ndoqi këngëtarin e famshëm me vrap në skenë

0

Këngëtari Adam Levine duket se ‘i cmend’ femrat. Në koncertin me grupin e tij Maroon 5 në Toronto, një fanse u ngjit në skenë dhe po vraponte pas tij për t’iu hedhur në qafë.

Nuk ndodhi asgjë e pazakontë pasi përfundoi në duart e forcave të sigurisë. Burimet zyrtare thonë se 22-vjeçarja u lirua pasi nuk kishte kryer asnjë veprim të paligjshëm.

Në pamjet e realizuara nga TMZ, duket se si vajza me xhaketë të bardhë e pantallona të zeza vrapon drejt Adam. Solisti i grupit po performonte këngën “Jagger” gjatë atyre momenteve dhe ia doli ta përballonte situatën shumë mirë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.