Pampuri: Ja kush janë shërbëtorë të oborrit të Ramës, që kanë frikë nga vettingu

0
192

Deputeja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka dalë para gazetarëve për te denoncuar gjatë ditës së sotme aferat e Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushtit të dy këta figura të lartë të Partisë Socialiste që gjatë dy ditëve kanë lëshuar akuza ndaj Partisë Demokratike menjëhrë pasi kjo e fundit hodhi idenë e vetingut në poltikë.

Deklarata e plotë e Pampurit:

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.
Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme”.
“Elisa Spiropali, nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë.
Elisa Spiropali bën shërbëtoren e edi ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon intresa miliona eurosh në fushën e gazit.
Me vettingun që propozon Partia Demokratike Elisa Spiropali largohet nga politika.
Por nuk është e vetmja. Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës. Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit I ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak.
Ervin Bushati sillet si mercenar I Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që I buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins.
Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi. Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here