Standard.al

Basha: Vettingu në politikë, synon largimin e të gjithë banditëve nga pushteti.

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se vettingu në politikë, synon largimin e të gjithë banditëve nga pushteti.

Sipas tij sot banditët kanë afruar njerëzit e tyre në parlament, pasi ligji i Dekriminalizimit nuk i lejonte ata të ishin pjesë.

‘Shqiptarët e mbajnë mend fare mirë se Rama në parlamentin e kaluar futi brenda njerëz pa asnjë lidhje me politikën dhe PS-në, por erdhën aty sepse me paratë e pista dhe me bandat kriminale i dhanë votat në 2013-të. Një pjesë e mirë e tyre, Ndoka, Frroku, Prenga, Rroshi etj, vinin nga grupe kriminale të organizuara. Këta njerëz pak muaj pasi erdhën në psuhet filluan të diktojnë gjithçka. Shkuam në bojkot parlamentar, pas përleshjes në kuvend. Pas 6 muajsh me ndërhyrjen e amerikanëve, miratuam ligjin për dekreminalizimin, ky ligj ka larguar mbi 300 zyrtarë të lartë dhe politikanë të inkriminuar. Por çfarë ndodh sot? Duke qenë se ky ligj u bë pengesë për përfaqësinë e grupeve kriminale në Kuvend ata e dhanë me konçension. Ata afruan njerëzit dhe të afërmit e tyre në parlament.  Pse ka nevojë për vettingun në politik, sepse marrëdhënia mes politikës dhe krimit ka ndryshuar, nuk janë më banditët por përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Taulant Balla ëhstë këtu. Ne jemi në kushte kur Ministri i Brendshëm ka vëllain trafikant droge, i cili u ekspozua nga kolegu juaj, duke thënë se kontrollonte trafikun e drogës në Vlorë. Fatmir Xhafa ndërhyri sërish edhe në lojërat e fatit për të ndihmuar të vëllanë. Ke rastin e Ballës që del dhe thotë se e ka mik familjeje anëtarin e bandës së Leshnjes, i cili fiton miliona euro nga tenderat’, u shpreh Basha në emisionin ‘Të Pa-ekspozuait..

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.