Shkrumbohen 12 ha ullinj nga zjarri…

0
124

Rreth 12 hektar ullinj dhe pemë të tjera frutore janë shkrumbuar nga zjarri që përfshiu fshatin Mesopotam në Finiq. Mësohet se zjarri ra mbrëmë gjatë natës, ndërsa ai shkrumboi një sipërfaqe të madhe toke.

Nga zjarri përllogariten dëme të mëdha, nga këto afërsisht 3 dynym me ullinj të rinj, 2 ha me shegë, rreth 10 ha tokë pyll (shkurre të ulëta) si dhe një shtëpi e vjetër e pabanuar.

Për shkak të përmasave të mëdha që mori zjarri në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e Finiqit, Sarandës dhe Delvinës, ndërsa për shuarjen e flakëve erdhën në ndihmë edhe banorët e zonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here