Standard.al

Opozita nuk ka asgjë me personat e ka me fenomenin dhe do ti qëndrojë fuqishëm….

0

Duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se denoncimi i opozitës për lidhjet e Ramës me oligarkët nuk ka të bëjë me personat, por me fenomenin.

Ish-kryeministri është shprehur se, opozita do ti qëndrojë fuqishëm denoncimit të saj.

‘Opozita nuk ka asgjë me personat e ka me fenomenin dhe do ti qëndrojë fuqishëm.

Rama nuk ka para e Surrelit ka paratë e këtyre varfanjakëve, ti nuk mund të shkosh ti marrësh. Si mund të marrësh 280 milion euro për inceneratorët.

Cili është problemi.

Një veprimtari që kurrë nuk ka ekzistuar më parë ka filluar nga Edi Rama mbi baza e cila është e njohur si veprimtari, por ky e ka mbi baza absolute korruptive. Unë i dëgjoj debatet janë mjerane, pse janë mjerane, sepse analistët nuk marrin përsipër të analizojnë konçensionin, të analizojnë partneritetin publik-privat.

Nuk janë bërë përpara. Të dalë njeri dhe të më thotë se janë dhënë para në partneritet publik privat një kompanie atëherë të them unë, kurrë, kurrë nga buxheti i shtetit. A mund të jepen, po mund të jepen.

Por si mund të jepen, unë 5 ti 10-të, unë 10-të ti 3. Po të ndodhë që të japësh gjithçka ti. 300 milionë euro për inceneratorët do të paguash dhe për plehrat, kjo në botë nuk ndodh, kjo ëhstë vjedhja më monstruoze.

Të japësh ti gjoja një gazetar, e bëra check-upin, ty nuk të takon i thashë, mbi 40 vjeç e bëjnë. Shko shif sa të vdekur e kanë bërë i thashë se je gazetar. 120 milionë një mafiozeje që grabit si shushunjë gjakun e shqiptarëve. PO nëse ti jep një rrugë siç qenka rruga Milot Balldre 10 milionë euro’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Çim Peka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.