Standard.al

” Mos më përplasni se jam gjynah” / Varfëria ekstreme e familjes Shima duket se gjeti zgjidhje

0

Varfëria ekstreme e familjes Shima duket se gjeti zgjidhje pas transmetimit në emisionin “Stop”.

Biznesmeni dhe përfaqësuesi i “Balfin Group”, Samir Mane premtoi se do të ndërtojë shtëpinë e kësaj familjeje dhe se do t’i ndihmojë me çfarëdo që iu nevojitet, si punësim për kryefamiljarin dhe mjete shkollore për fëmijët.

Saimir Kodra u shpreh se tanimë nuk ka më vend për asnjë institucion shtetëror për të reaguar për familjen Shima, pasi është tepër vonë. Ata kanë mbështetjen e shumë qytetarëve, që kanë kontribuar mesa kanë patur mundësi, si dhe atë të biznesmenit Mane.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” fëmijët e familjes Shima rrëfyen bullizmin me të cilin hasen çdo ditë në shkollë.

“Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”, rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

Ndërsa i vogli i familjes Shima u shpreh: “Mua më përplasnin në tavolinën e shkollës. U thosha mos më përplasni se jam gjynah. Edhe mësuesja më kapte nga veshi. Në bankë jam vetëm se nuk më ul mësuesja me shokët. Unë kam qejf të luaj me shokët, por ata nuk pranojnë…”.

Fëmijët tanimë nuk do të përballen më me paragjykimet dhe keqtrajtimet e mësueses dhe shokëve e shoqeve të shkollës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.