Mos e hidhni llumin e kafesë, ja se çfarë mund të bëni me të

0
302

Llumin e kafes që sot e tutje mos e hidhi. Ai mund t’i japë një ngjyrë kafe të errët vetullave të zbehta.

Nëse keni nevojë për të, atëherë lexoni më poshtë se çfarë duhet të bëni.

Përbërësit:

Dy lugë çaji llum kafeje

Një lugë çaji pluhur kakaoje

Dy lugë gjelle vaj kokosi

Pak mjaltë

Përgatitja:

Llumin e kafesë dhe pluhurin e kakaos i përzieni mirë bashkë. Nëse e doni edhe më të zbehtë ngjyrën, shtoni më shumë pluhur kakaoje.

Për ta bërë më ngjitëse përzierjen, shtojini vaj kokosi dhe mjaltë. Kjo bën që “boja” të qëndrojë në vetulla dhe të mos bjerë në sy.

Merrni një furçë të vogël dhe lyeni vetullat sipas formës që keni.

Lëreni përzierjen në vetulla për 20 minuta dhe më pas hiqeni “bojën”.

Kaq thjeshtë ju mund të keni vetulla me ngjyrë më të errët, pa pasur nevojën të shkoni në sallon bukurie!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here