E PLOTE/ Deshmia tronditëse e oficerit të policisë: Si më kërcënoi me armë në kokë deputeti i PS në sy të Taulant Ballës

0
230

Nënkomisari Emiljano Nuhu ka rrëfyer gjatë ditës së sotme në mënyrë ekskluzive për Shijak Tv, një skandal të madh publik dhe politik.

Nuhu oficer policie në Fushë Krujë ka rrëfyer ditën e sotme për gazetarin Basir Çollaku në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

Nënkomisari Emiljano Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.

Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.

Nuhu ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku e cila sipas tij është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në policia, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke I vënë pistoletën në bark për të mos folur.

INTERVISTA E PLOTE

ntervistën e nënkomisarit, Emiljano Nuhu:

Gazetari: Përshëndetje!

Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?

Gazetari: Uroj të jeni mira më gjithë vështirësitë dhe sikletet dhe situatat që po kaloni.

EMILIANO NUHU: Shumë faleminderit!

Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush jan sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?

EMILIANO NUHU: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisar. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë  si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sekttorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë.

Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.

EMILIANO NUHU: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Arti Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.

Gazetari: Si erdhi ky Emiljano ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?

EMILIANO NUHU: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundar ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja I cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.

Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër …

EMILIANO NUHU: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kan mark përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.

Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast, se Nase nuk ishin duurt e tua atëherë ata mund të rregullonin gjërat?

EMILIANO NUHU: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.

Gazetari: Në korrik?

EMILIANO NUHU: Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018

Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.

EMILIANO NUHU: Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.

Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?

EMILIANO NUHU: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar dhe e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.

Gazetari: E ka marrë me dhunë me neë fjalë per ta futur në makinën e tij?

EMILIANO NUHU: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…

Gazetari: Po.

EMILIANO NUHU: E ka gobitur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në press të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.

Gazetari: Keni bërë veprime të tjera hetimore

EMILIANO NUHU: Kemi bërë, vërtetohen të gjithë thëniet e kallzimit nga veprimet hetimore që janë të njëjtat më thëniet e kallzueses.

Gazetari: Cilat janë provat tjera që keni grumbulluar për të vërtetuar dhe provuar deklarimin e kallzueses, pra këqyrje e vendngjarjes

EMILIANO NUHU: Po, do t’i shpjegoj, do t’i shpjegoj m e Radha. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbyshur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.

Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?

EMILIANO NUHU: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep rrahja e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë një vjeçare. Nuk është veprimi i parë.

Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera?

EMILIANO NUHU: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Art Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën …

Gazetari: vetëm në këtë komisariat apo edhe në komisariate të tjera?

EMILIANO NUHU: Edhe në komisariate të tjera. Do t’i shpjegoj. Ka shkuar të komisariati numër 6. Në momentin që ka bërë këtë kallzim, oficerët e policisë gjyqësore së bashku me shefin e krimeve kanë marrë informacione që per kë shtetas bëhet fjalë, që bëhesh fjalë për djalin e deputetit të Krujës dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk i kanë marrë kallzimin, kanë njoftuar deputetin sëbashku me djalin e tij Rexhep Rrahja. Ai ka ardhur me njërëzit, disa njerëz të tjerë. Këto shpjegime janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimit, gjatë hetimit. Dhe kanë shkuar ku kanë takuar punonjësit oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë të komisariati numër 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku dhe e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme duke I thënë që do të vrasim në qoftë se ti jep kallzim.

Gazetari: Në prezencë të oficerëve të policisë e kanë kërcënuar atë?

EMILIANO NUHU: Jo. Ky rast nuk ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë. Është rast tjetër ai, ai I datës 21 që ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë.

Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?

EMILIANO NUHU: Ka ndodhur në komisariatin numër 6 në Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2017.

Gazetari: Sërish në mjediset e policisë?

EMILIANO NUHU: Po në mjediset e policisë kanë qenë këta persona dhe aty në moment që ata e kanë kërcënuar kjo shtetase është bindur dhe nuk ka dhënë kallzim për shkak të frikës që ka pasur nga këta persona sepse Xhensila Maloku jeton vetëm më mamanë, babanë ja kanë vrarë në ‘97 dhe kjo ka qenë shkaku i keqtratimit në mënyrë të vazhdueshme nga këta persona dhe nuk ka dhënë kallzim por ka dhënë një deklaratë te inspektori i rendit që është mbyllur problemi dhe nuk kemi probleme, me këtë është mbyllur historia në komisariatin numër 6. Më pas kjo shtetase është keqtrajtuar përsëri nga janari a shkurti I vitit 2018 ku ka shkuar në komisriatin e Krujës për të dhënë kallzim.

Gazetari: Po. Në komisariatin numër 3 ka vajtur apo përsëri te 6?

EMILIANO NUHU: Jo. Po t’i shpjegoj të tëra se ka vajtur te Komisariati i Krujës

Gazetari: Drejt drejt … EMILIANO NUHU: Po të shpjegoj të gjashtës, gjashtën e shpjeguam tani po të shpjegoj të Krujës

Gazetari: Drejt drejt …

EMILIANO NUHU: Ka vajtur te Komisariati i Krujës. Ka qenë janar ose shkurt i vitit 2018 se nuk e mban me detaje e dëmtuara kohën kur ka qenë. Ka shkuar te komisariati i Krujës ka qenë e gjakosur, dhe e dhunuar dhe përdhunuar në hotel ku ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.

Gazetari: Ka qenë e dhunuar në këtë kohë kur ka shkuar për të dhënë kallzimin në komisariatin e Krujë?

EMILIANO NUHU: Kur ka shkuar te Komisariati i Krujës, në janar ose shkurt të vitit 2018 e theksoj.

Gazetari: Ka rezultuar e dhunuar?

EMILIANO NUHU: Po. E dhunuar ku e ka shpjeguar që ka qenë e gjakosur kur ka shkuar te komisariati dhe në moment që ka shkuar te komisariati ka marrë kontakt me punonjës që kanë qenë të gatshëm aty kanë ardhur, shumë shpejt janë njoftuar deputeti dhe kryetari i bashkisë sëbashku me njerëzit e vet, Xhelal Rrahjen që është i vëllai dhe është gjithmonë aty prezent dhe kanë shkuar direkt te komisariati ku kanë folur me drejtuesit e policisë që ndodheshin aty dhe e kanë rregulluar që kjo shtetase të mos jepte kallzim. Dhe, aty e ka marrë një person që sipas shpjegimeve të Xhensilës, një trup i madh, tullac që është prezantuar si shefi I madh dhe I ka thënë Xhensilës

Gazetari: Cili ishte ky që është prezantuar si shefi I madh?

EMILIANO NUHU: Shefi I komisariatit të Krujës në atë kohë. Dhei ka thënë që ai që të do të rreh prandaj mos jep kallzim për këtë problem. E kanë bindur me të gjitha format dhe ajo nuk ka dhënë përsëri kallzim.

Gazetari: A ka qenë përsëri nën trysni, kërcënime dhe …

EMILIANO NUHU: Ka qenë përsëri nën trysni dhe kërcënimet e personave Rexhep Rrahja, Xhelal Rrahja, nën presionin psikologjik të deputetit Rrahman Rrahja. Aty ka qenë prezent Artur Bushi që ka vajtur në komisariat gjatë kësaj kohe. Dhe në komsariatin numër 3 ka shkuar në datën 20 korrik të vitit 2018 pasi ngjarja ka ndodhur në datën 19 korrik 2018 ku është përdhunuar, është rrahur, është dhunuar tek hotel Boçi në Fushë Krujë. Ka shkuar te komisariati në datën 20 ku nuk ka mundur të japë kallzim pasi këta shtetas Rrahman Rrahja që është deputeti, babai I të akuzuarit Rexhep Rrahja sëbashku me vëllain e tij Xhelal Rrahja dhe persona të tjerë që e shoqëronin në komisariatin numër tre

 

Gazetari:

Emiljano Nuhu: Vajti te komisariati numër tre për të treguar ngjarjen në datën 20, për të kallzuar ngjarjen që ka ndodhur në datën 19 korrik të 2018. Dhe aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë qënë prezent deputeti Rrahman Rrahja, djali i tij Rexhep Rrahja, shtetasi Xhelal Rrahja i cili është vëllai i deputetit dhe persona të tjerë që kanë shkuar. Në prani të oficerëve ekanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjërrë përjashta, aty e ka future në makinë djali I tij Rexhepi …

Gazetari: E kanë marrë nga policia dhe e kanë future në makinën e tyre?

Emiljano Nuhu: Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimeve të Xhensilës

Gazetari: Të kallzueses…

Emiljano Nuhu: PO. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë model TT ku ja ka vendosur në bark. I ka thën do të vras në qoftë se jep kallzim se na more në qafë. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallzim…

Gazetari: E ka kërcënuar me pistoletë…

Emiljano Nuhu: Po me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japi kallzim dhe deputeti Rrahman Rrahja me njogjet e veta më influencën e vet dhe si deputet i Partisë Socialiste ka rregulluar marrëdhëniet me oficerët e policisë gjyqësore që ata të mos vazhdonin veprimet për t’i marrë kallzim por t’i merrnin një deklarim te inspektori i rendit që problem që patëm u sqaruam dhe nuk kemi asnjë problem.

Gazetari:  E kanë bërë këtë?

Emiljano Nuhu: E kanë bërë sipas deklarimit të dëmtuarës. Mbas këtij problem kanë ardhur në Fushë Krujë ku ajo ka shkuar në banesën e saj e shoqëruar nga këta persona. Këta kanë vazhduar rrugën e tyre. Dhe pas datës 20 ajo ka shkuar përsëri në datën 21, është ngritur  që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallzimin.

Gazetari: Ku?

Emiljano Nuhu: Në komisariatin numër 3. Pasi ka deklaruar nuk kasha besim të vija në komisariatin e policisë Krujë për të dhënë kallzim as në stacionin e Policisë Fushë Krujë pasi kam vajtur e gjakusur dhe nuk ma ka marrë njeri kallzimin. Nuk kishte besim. Dhe ka shkuar te komisariati numër 3. Mbas shumë poërpjekjeve oficerët e policisë gjkyqsore që kanë qenë atë ditë në datë  21 korrik 2018 e kanë marrë kallzimin dhe deklarimin siç e ka shpjeguar e dëmtuara me detaje dhe për moskopetencë, për shkak se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës ja kanë nisur me e-mail kallzimin komisariatit të p[olicisë Krujë.

Gazetari: Po.

Emiljano Nuhu: Data 21 me sa më kujtohet ka qenë ditë e shtunë. Unë kam qenë oficer i policisë gjyqësore i gatshëm në stacionin e policisë Fushë Krujë që e mbuloja të gjithë zonën Fushë Krujë dhe komisariatin e Krujës për ngjarjet që ndodhin në atë ditë.

Gazetari: Dhe në këtë formë ka ardhur kallzimi tek ju?

Emiljano Nuhu: Po, në këtë formë më ka ardhur kallzimi. Me ardhjen e kallzimit unë jam njoftuar nga salla operative që një shtetas ka bërë kallzim në komisariatin numër 3 dhe do të vazhdojne veprimet hetimore nga ju. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rrahja që të paraqitej në stacionin e policisë Fushë Krujë për të vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas është paraqitur rreth orës 19:30 afërsisht, në zyrën time në stacion. Gjatë kësaj kohe që është paraqitur aty unë kam telefonuar prokurorin e gatshëm të Krujës dhe i kam treguar se si qëndronte situate.

Gazetari: Dhe kush ishte prokurori i gatshëm të lutem?

Emiljano Nuhu: Ka qenë Mirela Kapo

Gazetari: Keni biseduar me prokuroren për rastin në fjalë?

Emiljano Nuhu: Po, për rastin në fjalë ku ja kam shpjeguar me detaje dhe më ka thënë pyete djalin e deputetit Rexhepin dhe më njofto mua, mos bëj asnjë veprim pa më njoftuar mua. Dhe unë i kam marrë deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasit Rexhep Rrahja për veprat penale përndjekje …

Gazetari: për ushtrim të dhunës, për

Emiljano Nuhu: Ja, një sekondë…

Gazetari: Po. Ju keni dokumentet aty për t’i parë.

Emiljano Nuhu: I kam dokumentet

Gazetari: Është nevojshme të bëjmë prezent edhe dokumentet.

Emiljano Nuhu: I kam të gjitha dokumentet, provat, i kam këtu dhe mund t’i paraqes në çdo moment.

Gazetari: Drejt.

Emiljano Nuhu: Për veprat penale: përndjekje me anë të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarrit …

Gazetari:  Mund të na tregosh edhe dokumentin që ke prezent aty, mnund ta tregojmë përballë cameras edhe dokumentin që ken ë dispozicion…

Emiljano Nuhu: Po. Po. Kam deklarimin që ka dhënë në 4 faqe shtetasja Xhensila Maloku ku ka treguar të gjithë ngjarjen. Këtë deklarim e ka dhënë, e ka ridhënë tek zyra ime në datën 30 korrik të 2018. Mbasi unë kam marrë dosjen hetimore kam vazhdu hetimet. Këtë deklarim e ka dhënë në datën 22 tek zyra e kontrollit të brednshëm në drejtorinë vendore të policisë në Durrës.

Gazetari: Po.

Emiljano Nuhu: Është deklarimi këtu, e ka shpjeguar situatën me detaje siç ma ka shpjeguar mua ia ka shpjeguar edhe kontrollit të brendshëm dhe unë e mora në hetim Rexhep Rrahjen për vepra penale përndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunën e ushtruar dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me përdorimin dhe nën kërcënimin e armës. Këto ishin akuzat që ishin ngritur në bazë të kallzimit dhe ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. Në këto kushte unë jam detyruar të marr prokurorin dhe ta vë në dijeni që ky shtetas nuk do të flaës për akuzën.

Gazetari: Çfarë tha prokurorja?

Emiljano Nuhu: Më tha, në qoftëse nuk do të japë shpjegime nuk ka problem bëj të ditur personit se do të arrestohesh dhe të njoftojë një avokat që të jetë prezent për procedurë.

Gazetari: Ndërkohë prokurorja a e lëshoi urdhrin e arrestit?

Emiljano Nuhu: Ishte në gjendje të flagrancës dhe për veprat penale që ky shtetas kishte kryer nuk ka nevojë për urdhër. Bëhet me iniciativë  …

Gazetari: Në kushtet e flagrancës?

Emiljano Nuhu: Po, në kushtet e flagrancës, nuk ka kaluar flagrant është brenda ditës dhe vazhdon  ndjekja dhe hetimet, nuk ka ndërprerje dhe nuk ka nevojë për të nxjerrë urdhër arresti ose urdhër ndalimi

Gazetari: Dhe I komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin

Emiljano Nuhu: Po, I kam komunikuar që ti sot do të arrestohesh për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja ku I kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë Krujë se kam një problem. Për rreth  30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime  Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja

Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur…

Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018 rreth orës 19:30 në zyrën time.

Gazetari: Pra kanë ardhur këta persona që ju përmendët?

Emiljano Nuhu: Po, personatr që përmenda më sipër.

Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti…

Emiljano Nuhu: Nuk e di ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shuëm të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.

Gazetari: A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen?

Emiljano Nuhu: Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë … ata nuk kanë nevojë për urdhër …

Gazetari: Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona?

Emiljano Nuhu: Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i policisë gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata nuk kanë nevojëpër urdhër për të hyrë në zyrën time.

Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte?

Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariatit, të stacionit të policisë së Fushë Kruujës se quhet stacion, jo komisariat.

Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin?

Emiljano Nuhu: Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai, nuk kanë

Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashkiaku i Krujës?

Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rrahja.

Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë?

Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët

Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?

Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…

Gazetari: Ju thotë juve?

Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.

Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?

Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.

Gazetari: Kush e tha këtë?

Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …

Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë

Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …

Gazetari: Edhe të akuzuarin emorën me vete?

Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.

Gazetari: Dhe e bërë këtë gjë?

Emiljano Nuhu: E bëra. Mora shefin e komisariatit tim në telefon …

Gazetari: Që quhet?

Emiljano Nuhu: Artur Hebaj.

Gazetari: Po. E more dhe e njoftove për çfarë ka ndodhur?

Emiljano Nuhu: E njoftova mbi të gjithë situatën që kishte ndodhur, i thash dhe më kanosën me armë në zyrë, e morën nga zyra dhe unë ngela, nuk kisha çfarë të bëja, dua forca për të zbatuar ligjin, për të zbatuar urdhrin e prokurorit. Dua oficerë të tjerë të mi dërgosh këtu se kanë hyrë këta shtetas dhe I tregova për shtetasit e tjerë të armatosur që ndodheshin në mabientet e jashtme të stacionit të policisë, por ai më tha mere me qetësi, mos u mërzit se flas unë me ta.

Gazetari: Kjo ishte përgjigjja e shefit të stacionit?

Emiljano Nuhu: Jo shefit të stacionit, shefit të komisariatit. Shefi i stacionit nuk ishte aty, ishte me leje të zakonshme.

Gazetari: Po prukuroren e morët?

Emiljano Nuhu: Po, do ta sqaroj edhe këtë pjesë. Më pas më ka telefonuar përsëri shefi i komisariatit ku më ka thënë shiko lëri, fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi, lerë të merret me këtë çështje oficeri Gentjan Çitozi me problemin se i ka lidhje miqësore, se i ka mik shpije deputetin dhe e zgjidh ai situatën, ti mos u ngatërro më.

Gazetari: Do merresh me punë miqësore apo ligjore?

Emiljano Nuhu: Atje në atë zonë vetëm me punë miqësore i zgjidhim problemet, nuk funksionon ligji. Nuk ka fuqi fare ligji, sidomos për njerëz …

Gazetari: Kjo ishte porosia e shefit të komisariatit?

Emiljano Nuhu: Po, porosia e shefit të komisariatit lërë të merret oficeri Gentian Çitozi.

Gazetari: Ju si reaguat? Çfarë i thatë eprorit tuaj?

Emiljano Nuhu: Unë i thash në rregull le të merret po me problemin tim që unë u kanosa në zyrë, nuk i pata asnjë lloj hake… po bëja punën e shtetit cafarë do bëhet. Tha do të flasim, mos u mërzit. Në këto kushte mbyllet telefoni. Kam njoftuar prokuroren. I kam treguar prokurores të gjithë historinë që ka ndodhur brenda në zyrë dhe nuk arrita dot të zbatoj ligjin I thash për shkak të ndërhyrjes së atyre personave. Më tha merr drejtuesit e tu dhe kërkoju ndihmë në rrugë institucionale. Unë I thash drejtuesit e mi i vura në dijeni, kërkovandihmë por nuk më solli asnjë ndihmë, veç më tha mos u mërzit se merremi ne me ta dhe lërë të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë se i ka miq shtëpie.

Gazetari: Kështu tha edhe prokurorja?

Emiljano Nuhu: Jo. Nuk ma tha prokurorja, i tregova ato që më tha shefi i komisariatit.

Gazetari: Kuptoj. Po prokurorja, deri ku shkoi reagimi i saj?

Emiljano Nuhu: Prokurorja tha neqoftëse është kështu problem le të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë, ti mos u ngatërro më. I thash unë dua të bëj kallzim për shtetasit Xhella Rrahja, Rrahman Rrahja dhe dy personat e tjerë Taulant Balla dhe Artur Bushi që unë u kërcënova në zyrë nga Xhelali me armë në dorë qëma vendosi në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here