Standard.al

Berisha flet me plotë bindje: “Klosi ka organizuar vrasjen e Ahmet Krasniqit”

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Fatos Klosi në detyrën e shefit të SHIK ka organizuar vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

Në intervistën e sotme në emisioni ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Klosi është organizatori.

‘Në atë kohë kemi akuzuar Fatos Klosin se e ka organizuar ai vrasjen. E pohoi vrasjen, ai e ka organizuar ai ka marrë pjesë. Ai nuk mohoi organizimin e vrasjes.

Ai tha unë nuk kam marrë pjesë. Kush e çarmatosi, kush e shoqëroi, ishin oficerët e ShIK-ut ata që e shoqëruan para ekzekutimit, ata kanë emra.

Kush i dërgoi oficerët e SHIKU-ut në momentin e ekzekutimit. Nuk mund të them nëse ishte oficer i SHIK-ut apo i paguar këtë nuk mund ta them.

Gjithçka është bërë me dijeninë e tij, është bërë nga Fatos Klosi, askush tjetër. Kjo është thënë në atë kohë janë publikuar në atë kohë, uroj që të hetohet.

Absolutisht po të kishte patur prokurori, jo Sallak e Ina Rama ajo do të hetohej.

Nëse unë them dhe kam bindjen e plotë, them se Ahmet Krasniqi, qe pata fat ta takoj disa herë, një burrë fisnik.

Sot dalin në treg kufijtë e Kosovës, i bëhet Kosovës një dëm i paimagjinueshëm, cili e njef Kosovën që s’ka zgjidh heshtjen e kufijve, kush e merr seriozisht Kosovën?

Dhe ja vënë në gojë edhe të ndjerit Rugova. I nxorën intervistën që është tërësisht jashtë konteksti, për tu kapur në cdo fije bari për zbatimin e skenarit të Beogradit.

Për fat të mirë, sot përveç Baton Haxhiut, s’ka shqiptarë që nuk e di se është e Beogradit.

Edhe Baton Haxhiu e di një gjë të tillë’, deklaroi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI.net.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.