Skandalet e lali Erit: Valë gjobash ndaj qytetarëve. Rritet çmimi i biletave për urbanët, tarifë do paguajnë dhe fëmijët

0
517
Kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate nje ceremonie ku ndezen Kullen e Sahatit me drita, ne shenje te nismes kunder dhunes ndaj grave, iniciative e UN Women. /r/n/r/nTirana's Mayor Erion Veliaj speaks during a ceremony where the Clock Tower is illuminated in the sign of the initiative against violence against women, a initiative of UN Women.

Skandalet e Bashkisë së Tiranës nuk kanë fund. Erion Veliaj në vitin 2015 premtoi rritje të ekonomisë për qytetarët, por 3 vite e gjysmë më pas kemi vetëm rritje taksash. Teksa një familje normale paguante rreth 400 lekë ujë në muaj, sot paguan mbi 1.700 lekë. Arsyeja është rritja e çmimit të ujit dhe vendosja e taksave në faturë. Edhe këto taksa pasuan rritje duke rënduar xhepat e qytetarëve të Tiranës. Por një tjetër tarifë që rriti Veliaj është ajo e transportit publik. Qytetarët e Tiranës paguajnë 40 lekë sot, nga 30 që ishte. Por tashmë ata që kanë fëmijë do të duhet të paguajnë dhe më shumë. Firmat e autobusëve në bashkëpunim me shoqatat e transportit dhe Bashkinë e Tiranës, kanë shpërndarë një urdhër që të paguajnë biletë në urbanët e Tiranës dhe fëmijët mbi 6 vjeç. Në shumicën e urbanëve ka nisur të aplikohet diçka e tillë, ndërsa shumë shpejt do të jetë në të gjithë Tiranën. Tani asnjë prind nuk mund të udhëtojë me fëmijët e tij pa paguar biletë. Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimit të saj, tani edhe fëmijët duhet të pajisen me abone ose do të duhet të paguajnë 40 lekë secili. Duke qenë se ky vendim mund të hasë vështirësi në zbatim, dje ka reaguar Shoqata e Transportit Publik, e cila ka bërë të ditur se prindërit që nuk e zbatojnë urdhrin do të gjobiten. “Në kushtet kur shpenzimet e udhëtimit janë rritur, shpejtësia e lëvizjes, çmimi i karburantit, duke bërë një analizë, operatorët kanë ndërmarrë të gjitha masat. Nuk do të gjobitet fëmija, por ai që e shoqëron”, kanë deklaruar dje përfaqësues të kësaj shoqate. Edhe pse është një vendim i marrë nga vetë kompanitë e autobusëve, përgjegjësia shkon direkt te Bashkia e Tiranë. Sa kohë ishte Lulzim Basha në krye të bashkisë, pati disa herë tentativa nga shoqatat që të rritej çmimi i biletës, por nuk ndodhi. Por veprimi i parë që bëri Erion Veliaj, ishte rritja e tij me 10 lekë. Edhe pse duket një shifër e ulët, për qytetarët e Tiranës që lëvizin çdo ditë me 2 apo 3 autobusë, ajo rëndon financat e tyre. Veliaj në atë kohë premtoi se do ketë rritje të cilësisë së transportit publik dhe do ketë autobusë të rinj, do ketë sistem kondicionerësh, etj. Kushdo që përdor urbanët, dihet që nuk ndodh aspak kështu. Askush nuk respekton oraret. Fatorinot janë tepër arrogantë. Shoferët ecin si ju do qejfi dhe në vende të caktuar qëndrojnë nga 15 minuta. Por sikur mos mjaftonin këto, tani duhet që dhe fëmijët të paguajnë biletë.

Ja si KLSH rrëzoi Veliajn

Pasi u rrit çmimi i biletës për transportin urban në kryeqytet, Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi një auditim në Bashkinë e Tiranës dhe rrëzoi Erion Veliajn. KLSH kërkoi nga bashkia të anulojë rritjen e çmimit për transportin publik në kryeqytet. Sipas raportit të KLSH, Bashkia Tiranë nuk ka pasur asnjë studim ekonomik dhe asnjë formulë mbi të cilën është rritur çmimi. “Indeksimi i çmimit të biletës së udhëtimit nga 30 lekë në 40 lekë nuk ka pasur një studim ekonomik nga ana e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pasur një formulë, mbi të cilën është rritur çmimi”, shkruhej në raportin e KLSH. Sipas audituesit të KLSH-së, Bashkia e Tiranës nuk garanton në nivel të kënaqshëm një shërbim të pranueshëm të transportit publik qytetas. “Kuadri rregullator shfaq mangësi. Mungojnë akte, të cilat duhet të ishin pjesë e kuadrit rregullativ për të siguruar një shërbim cilësor të transportit urban qytetës. Mungesa e disa prej tyre, të cilat janë mjaft të rëndësishme në vendosjen e standardeve të cilësisë dhe monitorimin e shërbimit të ofruar nga operatorët, i jep përmasa afatshkurtra marrëdhënies mes operatorëve privatë dhe bashkisë.

Në kushte të tilla është e vështirë të ndërtohen strategji për ofrimin e shërbimit të duhur të transportit publik qytetës”, thuhej aty. Por ky raport i KLSH u injorua nga Veliaj, i cili duket se gjen mënyra vetëm për të rënduar financat e qytetarëve.

Kliti Topalli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here