Panariti: Titujt e pronësisë mbi tokën, nuk formalizohen as me thirrje dhe as me afate të imponuara

0
168

Deputeti i LSI Edmond Panariti ne nje inetervise per Fax News deklaroi se titujt e pronësisë mbi tokën, nuk formalizohen as me thirrje dhe as me afate të imponuara, por me fonde dhe struktura.

Intervista e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për ‘Fax News’

 

Do doja të flisnim fillimisht për fushatën e fundit që ka prezantuar kryeministri Rama në Facebook-un e tij, ku thotë se ka një mundësi të privatizimit të tokës që punohet nga fermerët. Cili është mendimi juaj për këtë fushatë?

Nuk pashë ndonjë detaj aty përveç diçkaje që tashmë është e njohur. Ju më folët për një ide për fermerët që të privatizojnë tokën bujqësore, por kjo mua më duket një paradoks, sepse toka është private. Toka, në pjesën më të madhe, në mbi 80 për qind të saj në Shqipëri është private. Ka edhe toka që janë shtetërore, por ato mbeten në pronësi shtetërore, që pastaj sipas legjislacionit në fuqi, shteti shqiptar sipas kritereve të përcaktuara me ligj e jep për qiradhënie investitorëve potencialë. Unë nuk e di se çfarë ka artikuluar në vetvete kryeministri apo ministri i Bujqësisë lidhur me këtë, por kam përshtypjen që bëhet fjalë që zotëruesit e titujve të pronësisë, ato që quhen Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi, Tapitë, që këto Tapi t’i kalojnë pastaj si akt pronësie, duhet që Zyrat e Regjistrimit të Pasurive titullin e pronësisë ta konvertojnë në Akt Pronësie dhe këtu pastaj kërkohet të ndërhyhet. Por me parakushtin që duhet që tokën ta kesh kultivuar në mënyrë që të ndihmojmë që titujt e pronësisë t’i kthejmë në akte pronësie. Në rast se kjo është ideja, kjo minimalisht duket interesante, por ka pasur shumë ide se si ne duhet të pengojmë që përfituesit e tokave sipas ligjit 7501 të pajisur me titujt e pronësisë, mos t’i mbajnë ato djerrë, por të prodhojnë. Ka pasur një ide që në rast se nuk e kultivon tokën, ti ngarkohesh me taksë, e cila pastaj rëndohet në mënyrë progresive nga viti në vit. Në të kundërt ti nuk je i ngarkuar me detyrim fiskal.

  1. Panariti, Titujt e Pronësisë, cilët fermerë favorizojnë, të vegjlit apo të mëdhenjtë? A ka ndonjë ndarje?

Së pari, Titujt e Pronësisë favorizojnë ata që janë përfitues të tyre, të cilët natyrisht edhe me frymët e familjes janë përfshirë në këtë histori. Dikush përfiton një sasi të caktuar mbi bazën edhe të disa kritereve që i përcakton ligji 7501. Këtu natyrisht ka familje, të cilat përfitojnë ngastra më të mëdha, disa të tjera që përfitojnë ngastra më të vogla në raport me frymët që ka pasur familje. Por, përgjithësisht këtu llogaritet  që të jenë afërsisht në mos gabohem rreth 300 mijë fermerë të vegjël, të cilët mesatarisht u takon rreth 1.2 hektar. Pra, kjo është madhësia e fermës përfituese me ligjin 7501. 1.2 hektar është një sipërfaqe e vogël për të qenë konkurruese në treg. Pra, pasi ti je përfitues i kësaj toke me ligjin 7501, sfida është se si të jesh konkurrues në treg dhe këtë nuk mund ta bësh vetëm. Pra, kjo pastaj duhet të krijojë ato shoqëritë e bashkimit bujqësor, ku gjithsecili që tashmë është zotërues i kësaj ngastre dhe përfitues i saj nga 7501-shi, që e ka regjistruar si përfitues i saj në Hipotekë, bëhet aksioner në një bashkësi fermerësh. Pra, janë atë kooperimet e fermerëve, të cilët bashkojnë sipërfaqet që janë mesatarisht 1.2 hektar për t’i çuar në minimalisht në 15 hektar. Pra, ngastra bujqësore minimale që të jetë konkurruese në treg duhet të jetë të paktën 15 hektar. Sepse nëse është më pak, nuk është rentabël nga pikëpamja e kostos së punimit të tokës, së plehërimit, të mbjelljes, prashitjes, spërkatjeve, etj. Pra, normalisht pasi të pajisen me këto dokumente që i bëjnë pronarë, këto fermerë duhen inkurajuar. Dhe kjo bëhet duke i incentivuar për t’u bashkuar për të krijuar ferma që të jenë 15 hektar e më lart, në mënyrë që të prodhojnë në raport me kërkesat e tregut atë që kërkohet nga tregu.

A keni ju informacion se sa fonde do të kenë mundësi të përfitojnë fermerët e vegjël?

Një nga arritjet më të mëdha të bujqësisë gjatë mandatit të kaluar, kur unë pata privilegjin të jem ministër, ishte  nënshkrimi në Bruksel me DigiAgri të grantit që Bashkimi Evropian i vuri në dispozicion Shqipërisë. Ishte një arritje historike, pasi u vunë rreth 90 milionë euro, për t’u përdorur për periudhën 2016-2020. Pra, janë grante, para që u dhurohen fermerëve aplikues nga Bashkimi Evropian. Këto janë para ekstra nga ato që jepen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet fondeve që më pas lëvrohen nga AZHBR-ja. Dhe programet pastaj që këto para i bëjnë të aksesueshme tek fermerët, janë programet IPA. Në fakt ky proces duhet të kishte filluar dhe unë nuk po shoh ende thirrjet për aplikim. Në momentin kur unë lashë deturën si ministër, një nga arritjet më të mëdha ishte akreditimi nga Bashkimi Evropian i AZHBR-së. Sepse ti mund t’i kesh në dispozicion ato fonde, por nëse nuk ke një agjenci që të jetë e njohur nga Bashkimi Evropian për të disbursuar këtë shumë, ti ato para nuk i disburson. Prandaj nuk po shikoj asnjë arsye se përse po vonohet hapja e fondeve të IPARD-Like. Duhet të ishte hapur thirrja e parë e fermerëve aplikues, qoftë për agro-përpunim, qoftë për prodhim bujqësor primar, qoftë edhe për agroturizmin që janë pjesë e paketës. Kjo gjë nuk po ndodh dhe ne po shkojmë në fund të vitit. Dhe ka edhe afate që nëse këto para nuk përdoren brenda afatit, nuk mund të përdoren. Hiqet sasia e parave që ti kishe të drejtë t’i përdorje për vitin 2018, sepse paratë janë të segmentuara sipas viteve. Prandaj ky është një moment shumë kritik, është një moment shumë alarmant dhe do të jetë shumë turp dhe një mëkat i madh që ne t’i humbasim këto para të akorduara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here