Këngëtarët shqiptarë që nuk flasin mes njeri-tjetrin

0
232

Jo vetëm Rita e Dua, këta janë disa nga artistët e vendit të cilën nuk i kanë ‘punët mirë’ mes vete.

Ka shumë arsye pse artistët në gjithë botën nuk i kanë marrëdhëniet mirë mes vete, e megjithëse shumë herë arsyeja kryesore është xhelozia dhe konkurrenca, shpesh herë ka arsye tjera edhe më personale.

E meqë kohët e fundit po përflitet shumë fakti se dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet mes tyre, Gazeta Express ka bërë një listë të artistëve shqiptarë që nuk i kanë punët mirë e madje nuk flasin mes vete:

Image

Getoar Selimi – Ledri Vula: Dikur anëtarë e themelues të ‘Babastars’, dyshja nuk kanë mundur t’i rregullojnë gjërat pas daljes së Ledrit nga grupi.

Image

Unikkatil – Noizy: Rivaliteti mes reperëve shqiptarë po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Image

Mc Kresha – Blero: Ndonëse kanë bashkëpunuar në shumë këngë, ata tani nuk flasin për shkak të një keqkuptimi.

Image

Lori – Shkurta Gashi: Dy këngëtaret e muzikës popullore nuk flasin, e me siguri arsyeja është rivaliteti mes tyre në muzikë.

Image

Fero – Mozzik e Getinjo: Reperët nuk flasin pas daljes së bujshme të vëllezërve nga labeli i njejtë ku është tani Fero.

Image

Tayna – Rina: Dy reperët ia kanë nisur me rivalitet që nga fillimi i karrierave të tyre si repere, duke u shtyrë vazhdimisht se cila është më e mira në këtë zhanër.

Image

Nora Istrefi – Tuna: Dy kunatat është konfirmuar se nuk shkojnë aspak mirë mes vete, sidomos pas martesës së Tunës me vëllain e Robertit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here