Ja vendimi i gjykatës për drejtorin e Hipotekës

0
171

Gjykata në Shkodër ka vendosur ‘arrest me burg’ për Zamir Lekën, drejtor i Hipotekës në Shkodër, pas akuzave për korrupsion në këtë institucion. Për punonjësen Frida Mirashi, gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’ dhe ‘pezullim nga detyra’.

Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedurës penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me detyrë Regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 të Kodit të Procedurës penale ndaj të dyshuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K. Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here