Gjosha:  Çlirimi i ekonomisë, problem madhor është sistemi i ngritur nga kjo qeveri.

0
106

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha për emisionin Aktualitet në Shijak Tv tha qe clirimi i ekonomisë, problem madhor është sistemi i ngritur nga kjo qeveri.

 

Si e shikon ish-Ministrja e Integrimit çështjen e integrimit të Shqipërisë, sepse para 3 ditësh ish-Ministri Gjerman që erdhi në Tiranë, tha që nuk futeshim në mënyrë automatike në Bashkimin Europian?

Më vjen mirë që e nisim nga integrimi edhe pse unë shoh që ka një vakuum total për sa i përket kësaj çështjeje. Ka një hapësirë të lënë boshe, të paktën nga pala shqiptare, sepse e shoh interesin gjithnjë e në rritje nga pala evropiane, por shoh që institucionet shqiptare nuk po i përgjigjen në fakt kërkesave konkrete që ka Bashkimi Europian, kundrejt procesit të integrimit të Shqipërisë. Më vjen mirë që Ministri i Jashtëm Gjerman deklaroi atë çka opozita, por edhe unë personalisht kam thënë këtu e prej shumë muajsh më parë. E kam sqaruar të gjithë situatën pse ndodhi ajo që ndodhi dhe pse Shqipëria ende sot nuk i ka çelur negociatat. Dhe është për të ardhur keq që në fakt, ish Ministri i Jashtëm Gjerman konfirmon atë çfarë ne kemi thënë se edhe 2019 nuk është një datë e sigurt. Është një datë kur do të mblidhen vendet anëtare për të ri diskutuar çështjen e Shqipërisë, sa shumë kemi ecur ne, sukseset e reformave e kështu më radhë. Por nuk do të thotë që Shqipëria automatikisht do të çelë negociatat. Dhe unë në këto momente unë shoh që Ministria e Jashtme e vendit dhe të gjitha institucionet ende nuk janë gati për këtë proces madhor.  Po të shohim reformat kanë mbetur vetëm në fjalë, kanë mbetur vetëm në letra, por asgjë nuk është konkrete. Pra nuk kemi një konkretizim, si të Reformës në Drejtësi dhe të gjitha reformave të tjera me radhë. Po të shohim reformën zgjedhore për shembull që ka qenë një tjetër kusht për procesin e integrimit, ende flitet se do të mblidhet komisioni, do të diskutohen raportet e OSBE/ODIHR, ndërkohë që ka 5 vite që ato raporte qëndrojnë nëpër tryezat e Kuvendit të Shqipërisë, nëpër tryezat e sidomos të dy partive të mëdha, patjetër që edhe pesha e tyre është shumë herë më e madhe, kur bëhet fjalë për reforma të tilla. Dhe ende nuk kemi asgjë konkrete, asnjë ndryshim konkret për t’ia paraqitur, jo se ne e kemi detyrë t’ia paraqesim vendeve anëtare dhe do fitojmë pikë për këtë çështje, por duhet t’ia paraqesim qytetarëve shqiptarë. Sepse janë ata që presin të votojnë të lirë, kurdo që të jenë zgjedhjet e ardhshme, ata presin që vota e tyre të jetë e lirë dhe të numërohet ashtu siç në fakt shkruhet edhe në letrën përkatëse.

Nga përvoja juaj si ministre, si politikane, mund të shkojë Hashim Thaçi të diskutojë për çështjet e Kosovës 20 herë brenda një muaji? Pa okay-n e BE dhe Amerikës?

Kur bëhet fjalë për dialog, mund të komunikohet në çdo moment sa herë të jetë e nevojshme. Problematika nuk qëndron se sa herë komunikojnë liderët me njëri-tjetrin, apo se sa herë takohen. Problematika qëndron te thelbi, çfarë diskutohet, çfarë negociohet dhe a do duhet kjo çështje më parë, të ishte transparente për publikun sepse bëhet fjalë për çështje kombëtare. Flasim për çështje kufijsh.

Mos ka ardhur koha që BE, Amerika ta marrin çështjen në dorë dhe ta zgjidhin çështjen e Ballkanit?

Unë besoj që nuk është vonë në asnjë moment, që kjo çështje të merret në dorë si nga SHBA ashtu dhe nga BE. Nuk besoj që edhe ata mund ta kenë lënë këtë çështje pas dore, deri në atë pikë sa të ketë shpërthime të mëtejshme dhe pasoja katastrofale të kësaj situate. Unë vetëm uroj që kjo çështje të zgjidhet me diplomaci, me transparencë, me konsensus të plotë me qytetarët sepse bëhet fjalë për kufij. Bëhet fjalë për njerëz të cilët jetojnë në territore të këtyre dy vendeve dhe është shumë e rëndësishme që ata të jenë të parët për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe dakordësia në radhë të parë të jetë e tyre. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse flasim për Serbinë dhe për Kosovën, dy vende të cilat duan të jenë vende anëtare të BE. Dhe kur flasim për BE gjithmonë diskutojmë për vende pa kufij, pa barriera, pa dogana. Ne duam të shkojmë në një stad tjetër, atëherë si munden dy lidera, të dy vendeve të cilat vijnë dhe më një historik shumë të mbartur rreth tyre dhe jo të lehtë në diskutimet që kanë pasur ndër vite, të diskutojnë sërish kufijtë në 2018, kur ajo që ne duam të bëjmë është të shkojmë drejt një bashkësie që nuk diskuton më për kufij. Sepse ka dhe një problem tjetër. Kosova dhe Serbia nuk mund të bëhen precedentë për diskutimin e kufijve. Sot dhe vetë në BE ka ende çështje të pazgjidhura të kufijve dhe ata janë shumë të kujdesshëm kur flasin për këto problematika, sepse nëse hapet një precedent i tillë atëherë e gjithë bota do të donte të rikonfiguronte kufijtë. Pse jo kjo është çështje pushteti në fund të fundit.

Kemi një opozitë shqiptare, e cila ka zbritur në emra konkret, ka renditur 8 emra të cilët kanë marrë 2.18 miliardë lekë nga shteti, duke filluar nga 2017 deri në 2035 që është më i fundit, sepse PPP janë 20-30 vjeçar. Ka të drejtë të përmendi emra dhe që tha që do ti zhbëjë këto?

Të përmendësh emra, sidomos emra të biznesit nuk është e thjeshtë, pavarësisht se opozita ka shumë të drejtë që ka paraqitur këtë nismë, sepse është një nismë që ç’bën një vjedhje të hapur që shpeshherë i bëhet qytetarëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit tonë.

Por ka një problem, kjo nuk është çështje emrash! Kjo është çështje sistemi! Është çështje sistemi i ngritur tashmë nga kryeministri dhe e gjithë kupola e qeverisë. Kjo është ajo ç’ka duhet të luftojmë ne, nuk është çështja e emrave. Biznesi është aty për të fituar. Është normale që një biznes, nëse e gjen derën hapur te qeveria, do të kërkojë dhe do të marrë punën.

Por e bënë shumë shtete në Amerikë, ashtu siç nuk e kanë bërë shumë shtete, por ato ngritën mekanizma aq të fuqishme sa ato e kontrollonin.

Shteti duhet te gjejë mekanizmin për të rregulluar sistemin dhe klimën e biznesit.Ne ndodhemi në një moment që është udhëkryqi më i madh, sistemi është i rrënuar. Pse? Sepse te ne funksionon e kundërta, biznesi urdhëron shtetin. Ky është problem që ka ndodhur.

Nuk është çështja e emrave, jua thashë edhe më parë, është çështja te mënyra se si janë lidhur kontratat dhe nëse ka abuzime me lidhjen e kontratave, atëherë patjetër që kjo përbën një vepër penale, është çështje ligjore që duhet ta zgjidhi ligje dhe duke qenë se ligjet tona nuk janë të këqija me thënë të drejtën, por kanë nevojë për masa shtrënguese të mëtejshme, besoj se dhe nisma e opozitës është shumë pozitive në këtë drejtim, sepse nëse ka abuzime me fondet e buxhetit të shtetit, patjetër që gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here