Gazetari nxjerr foton dhe ironizon ministrin: Xhafa ngatërron shishe!

0
322

Në nxitim për të prodhuar lajm, mediat kanë ngatërruar foton e Behar Bajrit të arrestuar si pjesë e grupit kriminal në Shkodër me Behar Bajrin me vendlindje në Bajram Curri.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo të njëjtën foto e ka komentuar dhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj në një studio gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Basir Çollaku, i cili thotë se Behari, që nuk është personi i arrestuar do të bëjë padi ndaj institucioneve dhe mediave për prishje imazhi.

Ja reagimi i gazetarit Çollaku:

Xhafa ngaterron “shishe..”

Forca e ligjit e ministrit Fatmir Xhafaj, nxitohet dhe kush ka mbiemrin Bajri, i perfshin ne listen e te kerkuarve ne organizaten e madhe kriminale. Por Behar Bajri doli nga arrestimi i Fatmir Xhafes dhe vendosi te pime nje kafe. Keto imazhe te shperndara edhe ne media ministri i reklamonte ne studio televizive.

Edhe vete Behari pershendet çoroditjen e drejtesie dhe po ben padi penale ndaj institucioneve dhe mediave qe i kane keqperdorur emrin dhe imazhin..Sigurisht Beharin real te grupit te akuzuar e kane si foto neper dosje, por dikush “ngaterrohet”..Fotoja artistike vellezerit Bajri, pjesemarres ne festivalet folklorike te Gjirokastres..

1 / 1

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here