Dështon gjyqi i Shullazit. Zbardhen emrat e prokurorëve…

0
210

Pasi prokuroria shtyu seancen ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit te tij, tani ka ardhur radha e avokateve.

Eshte shtyrë për me datë 2 Teteor pretenca për dosjen Shullazi në Gjykaten e Krimeve të Rënda, duke dështuar sërish pretencen.

Këtë here ka qenë mungesa e një avokati dhe të akuzuarve,

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda nisi nën masa të rrepta sigurie seanca për pretencën e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e prokurorëve të kësaj çështje, ata janë Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini dhe Gentian Osmani

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Ndërkohë një ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë në përgjigje të Zërit të Amerikës për këtë çështje tha se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here