Bashkë-themeluesit e Instagramit lënë kompaninë

0
166

Kevin Systrom dhe Mike Krieger, bashkëthemeluesit e Instagramit, do të lenë shoqërinë.

Ata janë dorëhequr dhe pritet të largohen në javët e ardhshme. Lajmin e bën të ditur New York Times duke cituar burime të forta, sipas të cilave dy largimet e fundit heqin dyshimet për të ardhmen e Instagramit, në një moment që Facebook gjendet përballë shumë sfidave.

Systrom, administrator i deleguar i Instagramit dhe Krieger, chief technical officer i aplikacionit, nuk kanë dhënë shpjegime për lamtumirën e tyre. Instagram është një nga bizhutë e kurorës së Facebook, e blerë nga ky i fundit në 2012 për 1 miliard dollar.

Në bazë të vendimit të Systrom dhe Krieger duket se ka një përplasje për autonominë e Instagramit në lidhje me Facebook, sipas asaj që raporton Wall Street Journal.

E përditshmja zbulon që mosmarrëveshjet e menaxherëve më të lartë të kompanisë mëmë dhe të filialit kanë qenë të vazhdueshme për muaj të tërë, aq sa Ceo i Facebook ka lëvizur Adam Mosseri nga kontrollor në Instagram, pikërisht në funksion të largimit të dy themeluesve.

Mes arsyeve të tjera besohet se kanë qenë edhe pikëpamjet e ndryshme të liderëve të facebook, mes të cilëve edhe vetë Zuckerberg, për strategjitë e zgjerimit dhe rritjes tek klientët.

“Po mendojmë të marrim pak kohë të lirë për të eksploruar sërish kureshtjen dhe krijimtarinë tonë”, kanë shkruar në një njoftim të përbashkët Systrom e Krieger: “Të ndërtosh gjëra të tjera kërkon të bësh një hap mbrapa, e dimë çfarë na inspiron dhe çfarë është e nevojshme për botën’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here