Aksidenton për vdekje 33-vjeçarin, shofer pa patentë…

0
120

Një adoleshent që drejtonte autoveturën pa patentë, ka aksidentuar për vdekje një 33-vjeçar në Shkodër.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, u arrestua në flagrancë S. Gj., 17 vjeç, sepse në aksin rrugor Mjedë-Shelqet, në fshatin Kaçë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje E. K., 33 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 24. 09. 2018 u arrestua në flagrancë shtetasi S. Gj., vjeç 17, banues në fshatin Shelqet, pasi më datë 23. 09. 2018, në aksin rrugor Mjedë-Shelqet, në fshatin Kaçë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin E. K., vjeç 33, banues në fshatin Stajkë, i cili qëndronte pranë motorit tip “Yamaha”. Nenet  290/3 e 291 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here