Udhëheqës botërorë janë mbledhur në New York

0
121

Udhëheqës botërorë janë mbledhur në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti amerikan Donald J. Trump, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB Nikki Haley do të diskutojnë mbi çështjet kryesore, përfshirë luftën ndaj terrorizmit, ndalimin e përphapjes në masë dhe reformën e Kombeve të Bashkuara.

Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të OKB-së ku do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të  Asamblesë së OKB-së.

Gjatë vizitës zyrtare në Nju-Jork, Meta do të zhvillojë takime dypalëshe më homologë të ndryshëm, me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane edhe me përfaqësues e anëtarë të shumtë të bashkësisë shqiptaro-amerikane që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here