Per një strategji urbanistike inkluzive, shoqëritë e pjekura janë konsensuale jo konfliktuale

0
117

Nga Artan Fuga

Per një strategji urbanistike inkluzive
—————————————————-
Shoqëritë e pjekura janë konsensuale jo konfliktuale.

Aktorët, intelektualët, krijuesit, liderat e opinionit nuk kanë përse bien rob i logjikave konfliktuale : ose – ose – që në logjikë quhen ndryshe aristoteliane.

Ka vend për logjika pasaristoteliane, inkluzive bazuar te raporti formal : edhe – edhe!

Edhe – edhe që bëhet e mundur për shkak të karakteristikave të kohës dhe hapësirës. Ka vend pra për bashkëjetesë, co-présence, bashkëkohësi, kur jemi në hapësirë.

TË NJEJTAT OBJEKTE FUNKSIONALE NUK MUND TË JENË BASHKËPREZENTE NË TË NJEJTIN CAST KOHE DHE NË TË NJEJTIN VEND, KURSE NË VENDE TË NDRYSHME KJO ËSHTË KREJTËSISHT E MUNDUR.

Këtu dallon hapësira nga koha!

Patjetër një teatër të ri, modern, multifunksional, demokratik dhe me parametra modernë. Me xham a me kristal, me ar a me argjend, si të jetë më mirë! Diku andej nga zhvillohet Tirana, drejt urbanizimit të ri.

Patjetër ruhet teatri ekzistues duke u rigjeneruar me atë stil si ruajtje e kujtesës të qytetit, të kulturës, të traditës. Pa kujtesë ne jemi të gjithë amnezikë.

Po, Turbina? Patjetër të përdoret për teatër lagjeje ose qyteti, për mbledhje a evente artistike.

Madje edhe të tjera ndërtesa për kulturën dhe artin në Tiranë.

Në thelb për teatrin nuk ka arsye për të ngritur një logjikë ekskluzive. Ose teatër të ri, ose teatër të vjetër.

Edhe të ri, edhe atë që është, por të rinovuar bukur, me elegancë, dhe me besnikëri.

Kjo është urbanistika inkluzive,

forma e sotme e integrimit të traditës te e sotmja.

Si njeriu. Zhvillohet, emancipohet, por ruan edhe traditën dhe kujtesën e tij. Pa atë kujtesë nuk e di se kush është dhe çfarë bën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here