Panariti i kthehet Ballës: Mashtrues, dihet kush shoqërohet me trafikantë

0
227

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i është përgjigjur akuzave të Taulant Ballës, ku ky i fundit akuzoi ish-ministrin e Bujqësisë se ka patur lidhje qiraje toke me Klement Balilin.

Përmes një statusi, Panariti  shkruan se kjo është lehtësisht e verifikueshme, duke deklaruar se tashmë publiku e ka të qartë e kush shoqërohet me trafikantë.

“Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem… Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise”,  thekson Panariti.

Gjithashtu, deputeti i LSI-së nënvizon se fjalët dhe retorika boshe e Ballës, nuk fsheh aspak dështimin katastrofik në sektorin e bujqësisë. Panarti jep edhe shifra, të cilat tregojnë performancën e sektorit në fjalë.

“Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me – 5,5% pas një rritje dy shifrore për kater vite me radhe.Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e genjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here