Ndriçim Mehmeti: Errësira e padijes mbrapa do të na çojë

0
232

Dr. Ndriçim Mehmeti

Mbyllja e mbi 180 shkollave në Shqipëri, si në pak raste mori një vëmendje të madhe të mediave sociale. E quajtur si një punë e lehtë dhe që nuk do haste kundërshtime, në fakt ndodhi krejt e kundërta. Prandaj u desh që vetë Komandanti (kryeministrit me pak fjalë) të dilte e të sqaronte këtë nismë “si një reformë e panjohur dhe shumë të suksesshme” si dhe Ministrja e Arsimit me stafin e saj të ngushtë. Madje duke kërkuar të gënjejnë e mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt, “deklaruan se nuk janë mbyllur shkolla, por klasa kolektive”. Në fakt janë mbyllur shkolla me 60, 70, 90 110 e madje edhe mbi 150 nxënës. Arsyeja? Rrisim cilësinë dhe ulim shkallën e paditurisë. Le ta pranojmë si një “argument” të fortë të qeverisë deh si sidë të gjithë shoqërisë.

Por pyetja është: A ka marrë masat e duhura qeveria për ta vënë në jetë këtë premtim të saj?

Të dhënat e qeverisë dhe organizmave të huaj qeveritarë, të opozitës po se po, e kundërshtojnë me fakte të thjeshta këtë premtim dhe të ashtuquajtur nismë për reformë të rëndësishme në arsim. Në të kundërt të premtimit për cilësi e dije, ne po kuturisemi me shpejtësi skëterrë drejt një padije drejt një padije të thellë që prek jo vetëm zonat rurale dhe periferike që po zbrazen dita-ditës por edhe vetë zonat urbane dhe suburbane. Nëse flasim me gjuhën e shifrave dhe fakteve, një raport mbi gjendjen e arsimit në Shqipëri të publikuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, mes të tjerash vërehet se: “Financimi i Arsimit Parauniversitar përmes Buxheti të Shtetit për Vitin 2017 do të jetë rreth 30 Milion Euro më i ulët se objektivi i Ministrisë së Arsimit. Financimi i laboratorëve shkencor, bibliotekave dhe trajnimit të mësuesve parashikohet në nivele të papërfillshme. Paratë që do të shpenzohen në arsim nga Buxheti i Shtetit për vitin 2017 nuk mund të garantojnë rritjen e cilësisë së arsimit”. Raporti thellohet edhe më tej duke sjellë shifra konkrete. “Në vitin 2017 ishte parashikuar nga Ministria e Arsimit shpenzimi prej 2.9 % i PPB për arsimin parauniversitar, por në fakt kjo shifër shkoi vetëm 2.4%. Vendet e zhvilluara evropiane dhe ato të OED-vijon raporti në vitin 2015, shpenzuan 4.9 % të PPB-së”. Pra Ministria e Arsimit, qeveria dhe vetë kreu i saj z. Rama, pretendojnë se me gjysmën e buxhetit të vendeve të zhvilluara për arsimin, do mund të përafrohen me standardet e tyre? A mundet të pranohet nga një mendje fare normale një argument i tillë? “Do të kemi mësues më të mirë dhe të trajnuar e përditësuar me metodat, strategjitë e teknikat e mësimdhënies”. Bukur fort. Edhe ky ngjan një premtim i mirë. Por raporti Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, thotë se: “vetëm 0.17% të buxhetit do t’i kushtohet kualifikimit të mësuesve nga ana e MASR”. A mjafton kjo shifër për të rritur performanën profesionale të mësuesve siç premtoi z. Rama në Pallatin e Kongreseve në mitingun elektoral me mësuesit? Të gjithë e dinë që jo, përfshi mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre. A do të rritet cilësia e mësimdhënies, kur mjetet didaktike, ndihmëse dhe laboratorët mungojnë? Edhe kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, kur shohim shifrat krejt të papërfillshme që janë vendosur në buxhetin e arsimit, sopas mjë vëzhgimi në terren të Fondacionit për një Shoqëri të Hapur.

Pra nëse të gjitha këto tregues janë shumë larg asaj që duhet të jenë për të siguruar një arsim cilësor, a mjafton mbyllja e “klasave kolektive” (në të vërtetë shkollave), për të rritur cilësinë ën arsim?

Kurrsesi që jo. Çfarë thotë Raportit i UNESO: “Shqipëria Analiza e politikës arsimore, çështje dhe rekomandime”, për një arsimim cilësor? “Reforma kurrikulare që po kryhet në Shqipëri synon të pajisë nxënësit me një numër kompetencash që përfshijnë aftësi të tilla të larta si mendimin kritik, nxjerrjen dhe analizën e informacionit nga burime të larmishme, dhe përdorimin e strategjive të shumta të nxënies, përfshirë zgjidhjen e problemeve, analizën dhe prezantimin. Kompetencat kyçe që përshkojnë kurrikulën e re janë në përputhje me kompetencat. Megjithatë, ka disa shqetësime në vend që lidhen me ndryshimin pedagogjik të kërkuar për angazhimin e nxënësve në një qasje të të nxënit konstruktiv, bashkëpunues dhe përdorimin e një modeli të ri vlerësimi bazuar tek kompetencat. Mësuesit në Shqipëri nuk janë trajnuar ose përgatitur si duhet. “Në Shqipëri nuk ka cilësi të njëjtë për të gjithë nxënësit në të gjitha zonat e vendit. Ka dallime ndërmjet shkollave në zonat urbane dhe ato rurale në lidhje me cilësinë e punonjësve mësimorë dhe me ekzistencën burimeve të tilla si transporti dhe TIK-u”. E pra duket fare qartë se në Shqipëri nuk është halli i klasave kolektive që zgjidh gjithçka në arsim,  por një seri dhe kompleks problematikash që nuk i japin mundësi fëmijës të arsimohet cilësisht pavarësisht vendit ku jeton apo statusit të tij social. Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit u mburrën me reformën e teksteve me të cilat mësojnë. Më pas propagandoi me gjithë Lali Erin se “kishin ulur numrin e nxënësve në klasë, duke i shërbyer cilësisë në arsimimin e fëmijëve.” Por duket se raporti i UNESCO-s nuk është dakord me konstatimin e kryeministrit tonë. “Për shkak të migrimit të brendshëm dhe urbanizimit të shpejtë, shumë shkolla në qytete dhe në periferi duket se funksionojnë thuajse në kufijtë e kapaciteteve të tyre ose i kanë tejkaluar ato. Me zbatimin e kurrikulës së re dhe nevoja për më shumë forma të ndryshme të mësimdhënies, mbipopullimi në klasat në zonat urbane mund të vërë në rrezik shumë prej përfitimeve të këtyre reformave.” Ministria e Arsimit ka dështuar gjithashtu me sukses, në integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe aftësi të kufizuara. Raporti i fondacionit për Shoqërinë e Hapur thekson se “ka rreth 300 mësues ndihmës, ose  e thënë ndryshme, 1 mësues për 11 fëmijë”. Sikur të mos mjaftonte kjo pamjaftueshmëri për t’i ardhur kësaj kategorie nxënësish, raporti i mësipërm vë në dukje se “mësuesit ndihmës janë të pakualifikuar për ti kujdesur për këtë kategori fëmijësh”. Në lidhje me këtë temë, pra të fëmijëve me aftësi të kufizuara por edhe atyre të margjinalizuar, ka tërhequr vëmendjen e qeverisë shqiptare edhe raporti i UNESCO-s. “Në veçanti, fëmijët romë, fëmijët në zona rurale dhe të thella dhe fëmijët me aftësi të kufizuara aktualisht nuk po marrin arsim cilësor që gëzojnë me ligj për shkak kryesisht të pengesave strukturore dhe diskriminimit.” A justifikon rënia e numrit të nxënësve mbylljen e shkollave vetëm me faktin se ka më pak lindje apo se ka ndryshime të jashtëzakonshme demografike? Raporti i UNESC 2018 jep këtë përgjigje: Në vitin 2014, sistemi parauniversitar dhe parashkollor u shërbente afërsisht 585.945 nxënësve, ndryshe nga afërsisht 700.000 nxënësve të regjistruar në 2007. Arsyet për këtë rënie të numrit janë të ndryshme. Së pari, është vlerësuar se mungesa e shkollave, sidomos në nivelin parashkollor, ka kontribuuar në regjistrime të pakta në arsimin bazë, që ka qenë një faktor sidomos në zonat rurale. Së dyti, financimi i pamjaftueshëm publik mund të ketë rezultuar në rënie të mëtejshme në shkallën e regjistrimit veçanërisht në zonat rurale. Faktorët demografikë, përfshirë migracionin e jashtëm, mund të jenë gjithashtu të rëndësishëm. Luhatjet në të ardhurat e familjeve kanë ndikuar negativisht tek shkalla e regjistrimit në shkollë.”

Pra nuk ka asnjë dyshim ase mbyllja e shkollave, ishte një masë që zhyt gjithnjë e më shumë në errësirën e padijes fëmijët dhe krejt shoqërinë shqiptare. Ky është fillimi i pasojave zinxhir që vijnë si rezultat i mungesës së dëshirës, vizonit dhe përkushtimit dhe financimit, që qeveria shqiptare e ka në nivelet më të ulëta se Ballkani po e po dhe me Evropën është vite dritë larg.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here