Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi per portierin me te mire te vitit, ku u shpall Thibaut Courtois.
Belgu ka rrëmbyer këtë çmim prestigjioz të FIFA-s në ceremoninë gala që po organizohet në Londër.
“Dua të falënderoj shokët e skuadrës të Chelsea, Real Madrid dhe te ekipi kombëtar i Spanjës. Jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Courtois pas fitimit të këtij trofeu.
Në garë për këtë çmim ishin edhe Kasper Schmeichel dhe Hugo Lloris.
Çmimi për trajnerin më të mirë të vitit.
Nuk ka surpriza pasi çmimi i takoi Didier Deschamps duke mposhtur Zidanen dhe Dalic.
Çmimi për golin më të bukur të vitit.
Çmimi “Puskas” i takon supergolit të realizuar nga Salah.
Zgjedhja cilësohet si surprizuese pasi injorohet rofishata e Bales dhe kryevepra e Ronaldos kundër Juventusit.