Standard.al

Basha në Top Channel: Ekziston edhe gjobvënia mediatike

0

Ne emisionin ” Open” te gazetares Eni Vasili, Basha foli edhe mbi gjobvenien mediatike.

“Nuk jam këtu për ti vendosur etiketa personave për hir të personmave, por jam këtu për të parë një për një çdo akt korruptiv apo kudo ku kemi dyshimepër korrupsion dhe nuk ka rëndësi si quhet ai person. As nuk ka rëndësi ta etiketojmë se është afër kësaj apo asaj partie, sepse në fakt ajo që po ndodh këto pesë vite, kjo qeveri dhe kyu kryeministër kanë krijuar një paradhomë klientësh ku nuk pyesin fare për përkatësinë politike apo si e hedh votën dikush. Sa kohë që këta përsona janë të gatshëm të përdoren nga kryeministri, nga ministri i financave, nga ministri i infrastrukturës në afera të tilla, sa kohë që bëhn krahu tjetër, se duhen dy krahë që të ndodhë bashkëpunimi kriminal dhe korruptiv, duhet pjesa publike dhe pjesa private: të gjitha do ti nënshtrohen të njëjtit ligjantimafia. Nuk ka fare rëndësi se nkush janë dhe nga vijnë…

Nuk duhet ti ngatërrojmë dy lloj koncensionesh. Ka nga ai lloj koncensionesh të mirëfillta, ku ndërtohet diçka me financim privat për të prodhuar, në këtë rast energji elektrike dhe pas një afatgi kohor kjo vepër i kalon publikut, dhe në këtë rast HEC-i iVlabonës meriton të shqyrtohet mbi bazat e përputhshmërisë me studimin e ambinetit dhe të tjera që janë kontrata shërbimi apo kontrata ndërtimi veprash infrastrukturore të cilat kushtojnë dyfish-treëfish më shumë se pot ë ndërtoheshin nga vetë shteti. Pra janë dy gjëra krejt të ndryshme. Rasti konkret I HEC-ve të Valbonës apo HEC-eve të tjera janë raste të përputhjes me mbrojtjen e ambientit dhe në këtë rast me mbrojtjen e shtratit të Valbonës. Edhe ju e keni bërë këtë subjekt tuajin.”

Ndërhyn Eni Vasili: Nëse doni mund të transmetojmë një pjesë nga Top Story..

Basha: Jo nuk ka nevojë, është mirë që kjo të shtrihet në të gjitha fushat dhe të mos merret vetëm me persona të veçantë, se pastaj ngrihen edhe dyshimet e gjobëvënies mediatike që është problem tjetër, është problem i medias

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.