Standard.al

Basha i prerë: Me kriminelët dhe oligarkët nuk jam ulur dhe skam bërë kurre pakt

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha perballe Eni Vasili ne Top Channel deklaroi qe qellimi i opozites eshte qe kompanitë të kenë frikë të afrohen për të marrë përsipër kontrata publike

Basha; Ne nuk duam që nesër kompanitë të kenë frikë të afrohen për të marrë përsipër kontrata publike. Por ne duam që të ketë konkurencë të lirë.

Eni Vasili: Çfarë do bëni me veprat publike të ndërtuara?

Basha: Çdo vepër që dyshohet se është korruptiv qoftë tender korruptiv, nuk është tenderi problem në vetvete por se është korruptiv. pra nëse një tender për këtë stilolaps dhe ti ma ofron të ma shesës për 2 lekë dhe ai tjetri ofron me 10 lekë, dhe unë e blej me 10 lekë me lekët e shtetit, ky është tender korruptiv. Dhe menjëherë do të jetë subjekt i ligjit antimafia. Njësoj do të jetë për PPP-të, koncensionet, për lejet, për licensat të mineraleve, të energjisë e çdo gjë tjetër. Pra dallimi është midis një tenderi ku ka konkurencë, ku fiton çmimi më i ulët dhe një tenderi ku fitojnë gjithmonë miqtë dhe ortakët.

Eni Vasili; Miqtë tuaj kanë qëtë ata që kanë fituar tendera. A mund të thuhet që Ulaj, kastrati etij që i keni përmendur kanë ndihmuar edhe në fushatat tuaja elektorale?

Basha: Miqtë e kujt?! Nuk flitet në përgjithësi. Po ua them edhe njëherë dy gjëra në formë të prerë dhe të qartë. Me kriminelë nuk jam ulur dhe skam bërë kurre pakt dhe me oligarkë sjam ulur dhe skam bërë kurrë pazar. Kjo është ajo që më ndan me Edi Ramën dhe qeveritarë të tjerë të sotëm. E prerë, e bardhë.

Eni Vasili: Po akuzat që bëhen ndaj jush?

Basha: Kanë 5 vjet që kanë çdo pushtet, prokurorinë, policinë, tatimet, doganat, të gjitha. i kontrollon që prej 5 vitesh. Ka pasur 5 vjet për të hetuar këdo. Mua, familjarët e mi, vëllezërit, kunetërit, të gjithë tanët dhe dhe i kanë bërë edhe në mënyrë të paligjshme por ti bëjë se i ka nën kontroll. O ti bëjnë o ta qepin. Pra nuk është e thjeshtë të ngresh gishtin kur ti ke gjithë pushtetet. Edi Rama ka 5 vjet që ka gjithë pushtetet kështu që ose ti bëjë ose ta qepi. Ka 5 vjet që kontrollon prokurorët, SHISH-in, Policinë, Doganat, Gjykatat. NDaj kjo çështje e akuzave është qesharake si vetë personazhet që i zgjedh për të të bërë akuza. thelbi i çështjes është kjo që u thashë. Ligji antimafia është përgjigja që ne japim ndaj kësaj gjendje të jashtëzakonshme. Dhe raporti kryesor këtu është më qytetarët. Sepse siç e thashë paratë që po vidhen dhe shpërdorohen kështu janë të shqiptarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.