Standard.al

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrëve

0

Kreu i PD deklaroi sonte ne intervisten ne Top Channel se sot bandat bëjnë ligjin.

“Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të bajrave ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjikës dhe tq tjerëve Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrët. Dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë në këmbim për tju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë por dhjetëra herë. Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrat? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës ? Çfarë falenderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrat?”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.