Standard.al

Zbulohen detaje të reja mbi fustanin e nusërisë së Meghan

0

Princ Harry dhe Meghan Markle më 19 maj të këtij viti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. E gjithë bota ishte dëshmitare e asaj dasme përrallore që cdo kush e ëndërron.

Dukesha e re e Sussex shndërriti atë ditë, e veshur me fustanin e bardhë në formë tepër elegant dhe një vello gjigande. Por velloja e dukeshës paska pasur një sekret, të cilin e ka treguar vetë Meghan katër muaj pas dasmës.

Velloja e cila ishte e gjatë 5 metra, përmbante simbole nga 53 shtetet e Commonwealth të qëndisura përreth saj! Por kjo nuk qenka e gjitha, pasi Meghan ka qëndisur edhe një detaj shumë romantik, që i dedikohet bashkëshortit të saj.

“Diku në vello, është edhe një copë e vogël në ngjyrë blu, e cila është qëndisur brenda vellos. Është pjesë e fustanit, që vesha në takimin tonë të parë. Është shumë speciale për mua.” – tregoi Dukesha e Sussex kur pa vellon, katër muaj pas dasmës gjigande gjatë dokumentarit “Queen Of The World”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.