VIDEO DEMASKUESE E BETONIZIMIT TË TIRANËS DHE E MASHTRIMEVE TË ERION VELIAJT.

0
242

Dëgjojeni edhe gjykojeni vetë Erioni Betonin se cfarë ka premtuar gjate të gjithë fushates dhe në nisje të mandatit që nuk do ndërtonte në Tiranë por do bënte vetem gjelbërim.

Dhe shikoni pamjet e Tiranës, të cilat i hasni kudo edhe vetë cdo ditë, dhe po ashtu lejet që ka dhënë për kulla të tjera që jane ne faza të nisjes së ndërtuari. (në video janë vetëm një pjesë e pallateve që po ndërtohen, jo ato që tashmë janë të përfunduara)

Realiteti është krejt i ndryshëm nga propaganda. Në televizion shfaqet duke mbjellur pemë, në realiteti ka rritur lejet e ndërtimit në Tiranë. Në 2017 i rriti me 118% nga viti 2016, duke 2.5-fishuar sipërfaqen e ndërtuar. Ndërsa në vitin 2018 që ende nuk ka përfunduar ka arritur të rris me 61% lejet e ndërtimit, në 6 mujorin e parë.

Më shumë beton bëhet gati për Tiranën por Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkaterroj përfundimisht Tiranën sepse qytetarët tashmë e kanë kuptuar edhe e shikojnë realitetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/1188749297947826/?t=81

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here