Thaçi në sfidë personale. Egoja e tij arrin kulmin…

0
190

Tre milion euro kushton kompania lobuese që ka paguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për realizimin e projektit serb të ndarjes së Kosovës. Këtë shifër e ka bërë të ditur deputeti i parlamentit të vendit, Driton Tali. Këta tre milion euro i merren taksapaguesve të Kosovës dhe i jepen kompanisë lobuese të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Ai ka për detyrë të lobojë në Britaninë e Madhe, Shtëpinë e Bardhë e Berlin, që qeveritë e këtyre vendeve të pranojnë idenë e copëtimit të Kosovës të elaboruar nga Dobrica Qosiç, hedhur në tregun politiko-diplomatik nga liderët serbë Zoran Xhinxhiç, Boris Taqiç , Ivica Daçiq e Aleksandër Vuçiq, si dhe mbështetur fuqishëm nga preidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministri i Shqpërisë, Edi Rama. Lobisti i ndërhyrjes tokësore të NATO-s në Serbi (1999), fillimisht u bë këshilltar i Ramës dhe Vuçiq e tashmë do paguhet për lobing të idesë së zotit Thaçi për ndarjen e Kosovës! Çudia e shekullit!

Duket se Hashim Thaçi është në sfidë personale. Egoja e tij ka arrit kulmin. Ai dëshiron që me çdo kusht t’i shkojë deri në fund e vetja! Ai duket se është betuar para Aleksandër Vuçiq, se “Ose do ta bëj realitet ndarjen e më pas zhbërjen e shtetit të Kosovës, ose rashë e vdiqa”! Presidenti i Kosovës e përcepton realizimin e projektit serb si luftë për jetë a vdekje! Sikur ta përceptonte të tillë ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, sikur të lobonte kaq fuqishëm për anëtarësimin e saj në BE e NATO, sot Kosova do të ishte anëtare e OKB-së! Por jo, militantizmi i Hashim Thaçit është rezervuar në shërbimin e radhës ndaj Beogradit!

Dy gjetjet ekselente të Beogradit në rastin e angazhimit të Tony Blair janë këto: Së pari personazhi më simpatik i mbështetjes së bombardimeve të NATO-s dhe ndërhyrjes tokësore të trupave të saj në Serbi do të lobojë në interes të Beogradit. Së dyti, paratë e lobimit do t’i paguajnë qytetarët e Kosovës përmes marrëveshjes së presidentit të tyre. Pra një lobim i pastër me dy emra që surprizojnë qeveritë perendimore dhe me kosto zero për qeverinë e Serbisë?! Më mirë e më pastër nuk ka ku shkon!

Ndarjen e dëshiron dhe e paguan vetë kryetari i shtetit të Kosovës, ndërkohë angazhohet për këtë njeriu symbol i luftës anriserbe të para 20 viteve! Mashtrimi “Thaçi” ka brenda vetes kështu “intrigën Thaçi”! Por në thesaret intriguese të Presidentit të Kosovës ka edhe monstra tjera. Psh, ai thotë se nuk ka njeri gjeni që mund të tregojë sesi Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, pa marrëveshje me Serbinë për ndarjen e saj! Një tjetër marrëzi e pashpresë! Sepse ai e di se pas ndarjes nuk do të ketë më Kosovë! Në vend të japë llogari pse e solli vendin në këtë gjendje, kërkon që ta zhbëjë atë!

Por intriga e mashtrimi nuk përfundojnë këtu. Në një emision televiziv të Tiranës, zoti Thaçi tha se “Nëse nuk bëjmë marrëveshje me Serbinë, atëherë Kosova do të mbetet një konflikt si ai i Nagorni-Karabakut! Ndërkohë që asnjë krahasim nuk mund të ketë midis Kosovës dhe Nagorni-Karabakut! Asnjë krahasim nuk mund të ketë as me Palestinën, të cilën ai e hodhi para një muaji në tregun e mashtrimit! Asnjë paralele nuk mund të vihet midis Çekisë dhe Sllovakisë, rast të cilin Hashim Thaçi e solli si alibi mashtrimi! Përkundrazi sllovakët nuk e kanë lejuar presidentin e Hungarisë të kalojë urën e Danubit për të vizituar minoritetin hungarez në Sllovaki, ndërkohë që presidenti i Serbisë shin lamë në katër çoshet e Kosovës, me lejen e presidentit të saj!

Hashim Thaçi në çdo dy fjalë lëshojë një mashtrim të ri, i cili duket qartë se përpunohet në institutet e gënjeshtrës në Beograd. Gjithçka që e lëshon në Prishtinë ose në Tiranë, Hashim Thaçi e ka të huazuar nga Beogradi! Udhëzimet që merr prej favrikës së rrenave serbe na i servir ne shqiptarëve dhe opinionit botëror si gjetje të tij personale.

Presidenti Thaçi mund të bëjë atë çfarë ka vendosur të bëjë, por institucionet e Kosovës kanë detyrë që së paku t’i kursejnë paratë e taksapaguesve dhe të mos lejojnë ato të rrjedhin në konton e kompanive lobuese antishqiptare e proserbe!

Tirane, me 22.09.2018

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here